Pas Rey Manajt, ishte radha e Sokol Cikalleshit të shënonte në kampionatin turk ditën e sotme. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi dy golat e radhës me Konyasporin, që po luan në fushën e vet kundër Adana Demirspor.
Edhe këtë herë goleadori kavajas shënoi nga pika e bardhë. Ishte minuta e shtatë kur Konya fitoi një penallti, të cilën sulmuesi kuqezi e shndërroi në gol. I dhjeti sezonal në kampionat për 32-vjeçarin.
Por bomberi shqiptar nuk u ndal me kaq. Pasi miqtë barazuan rezultatin, ai sërish ktheu në avantazh skuadrën e tij dhe përsëri e bën nga pika e bardhë, por kësaj here me panenka.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co