Sondazhet favorizojnë Kamala Harris, Donald Trump: Jam i gatshëm të debatoj me të, është njësoj si Joe Biden

sondazhet favorizojne kamala harris donald trump jam i gatshem te debatoj me te eshte njesoj si joe biden



































Një sondazh i Reuters nxjerr favorite Kamala Harris me dy pikë më shumë ndaj Donald Trump.

trump kamala

Joe Biden ia kaloi stafetën Kamala Harris të dielën pasi ai vendosi të tërhiqej në garën presidenciale.

Harris udhëhoqi me 44%, ndërsa Donald Trumo me 42%, sipas një sondazhi kombëtar.

Kamala Harris konsolidoi me shpejtësi mbështetjen e partisë së saj pasi Bideni, 81 vjeç, braktisi fushatën e rizgjedhjes nën presionin e anëtarëve të partisë së tij, të cilët shqetësoheshin për aftësinë e tij për të mposhtur Trumpin ose për të shërbyer për një mandat tjetër katërvjeçar.

Nga ana tjetër Donald Trump thotë se do të ishte i gatshëm të debatonte me Kamala Harris.

“Unë do të isha i gatshëm të bëja më shumë se një debat, absolutisht,” tha ai duke shtuar: “Unë nuk kam rënë dakord për asgjë, kam rënë dakord të debatoj me Joe Biden. Por unë dua të debatoj me të dhe ajo nuk do të jetë ndryshe sepse ata kanë të njëjtat politika.”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →