Sondazhi në BalkanWeb/ Ja si e vlerësojnë shqiptarët raportin e Dumanit për SPAK-un

sondazhi ne balkanweb ja si e vleresojne shqiptaret raportin e dumanit per spak un

Të enjten, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion, Altin Dumani prezantoi para Këshillit të Lartë të Prokurorisë raportin vjetor të SPAK-ut.

Redaksia e BalkanWeb ka zhvilluar një sondazh online për 2 ditë me 3 452 anketues se çfarë mendojnë qytetarët për raportin e Dumanit, nisur edhe nga problematikat e vërejtura prej tij siç janë mosbashkëpunimi i institucioneve shtetërore vendore dhe qendrore me prokurorinë në raportimin e rasteve të veprave korruptive.

Kritika, Dumani kishte edhe për Policinë e Shtetit duke ngritur pretendime se ka zyrtarë të lartë të policisë që bashkëpunojnë me segmente të krimit të organizuar.

Por si e vlerësojnë qytetarët dhe lexuesit e BalkanWeb raportin e Dumanit?

55.5% e tyre e quajnë pozitiv raportin e SPAK.

31.6% e vlerësojnë negativisht dhe 12.7% janë përgjigjur me “Nuk e di”.

Sondazhi
Sondazhi

Sondazhi i radhës i BalkanWeb (kliko këtu) është sërish i fokusuar te SPAK-u, por këtë herë në mënyrë specifike te puna e prokurorisë në luftën ndaj korrupsionit të nivelit të deri tani. SPAK ka shënuar disa goditje në radhët e zyrtarëve të lartë, ndërsa sipas parashikimeve pritet që mjaft zyrtarë apo ish-zyrtarë t’i drejtohen dyerve të SPAK.

Sondazhe

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →