Sot 33 vite nga krijimi i shoqatës patriotike “Çamëria”, Idrizi: Gjenocidi nuk harrohet, ne nuk do të lodhemi

sot 33 vite nga krijimi i shoqates patriotike cameria idrizi gjenocidi nuk harrohet ne nuk do te lodhemi

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në 33-vjetorin e shoqatës patriotike “Çamëria” shprehur mirënjohje për personat që kanë krijuar shoqatën.

Sakaq u shpreh se gjenocidi nuk harrohet dhe se komuniteti çam nuk do të lodhet. Ndër të tjera kreu i PDIU-së tha se ‘përkujtimi i Gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë është hapësira e betejës sonë kundër harresës, sepse duhet ti kujtojmë te gjithëve që tragjedi të tilla njerëzore të mos përsëriten më’.

“Duhet të jesh çam që ta kuptosh sesi jeta jote shënjohet që kërthi dhe kur rritesh, nga historitë e dhimbshme për një nga gjenocidet të pashembullt në histori që këtë vit mbush 80 vjet.

80 vjet me breza që trupin e kanë në Shqipëri e kokën në Çamëri, Dikush do të thotë shumë vite kanë kaluar: Do perifrazoj këtu një burrë që para disa ditësh e pyetën në Kosovë për masakrën e Recakut, ku në 15 Janar të vitit 1999 u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të Kosovës. Kur i thanë që kanë kaluar 25 vjet nga kjo masakër e si ndjehesh ai u përgjigj: Masakra nuk Plaket !

E pra gjenocidi nuk harrohet, ta harrojnë ata që mendojnë që ne do të harrojmë e ne do të lodhemi. Përkujtimi i Gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë është hapësira e betejës sonë kundër harresës, sepse duhet ti kujtojmë te gjithëve që tragjedi të tilla njerëzore të mos përsëriten më.

Kujtesa është detyra jone e ketë Shoqata jonë e ka bërë më së miri”, u shpreh Idrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →