Shqiperia

Sot festohet dita e Ashures, Samarxhi: Paqe, harmoni dhe dashuri për të gjithë besimtarët

sot festohet dita e ashures samarxhi paqe harmoni dhe dashuri per te gjithe besimtaret
sot festohet dita e ashures samarxhi paqe harmoni dhe dashuri per te gjithe besimtaret

Besimtarët bektashianë festojnë sot ditën e Hashures.

Gazetari Ferdinand Samarxhi, në një transmetim live në studion e News24, uroi besimtarët, teksa foli për historinë e Imam Hysenit, të cilën e quajti drithëruese, por edhe e ndritshme në të njëjtën kohë.

Ndërsa në lidhje me ditën e Hashures, ai tha se luftëtarët arritën të mbijetonin vetëm falë kësaj ëmbëlsire.

“Historia e Imam Hysenit është drithëruese por e ndritshme. Kjo bashkëjetesë, harmoi dhe bashkëveprim duhet të shohë nga e ardhmja dhe zhvillimi. Imam Hyseni dhe 72 luftëtarë ranë dëshmorë në Qerebala. Qerbelaja është histori dhe ndaj bektashinjtë janë të lindur me profetin Muhamed. Vlen të theksojmë se luftëtarët për të mbijetuar gatuan vetëm ashuren.

Mesazhi i përcjellë është për paqe, harmoni dhe dashuri për të gjithë besimtarët. I uroj gjithë besimtarëve që kjo ditë e përkujtimit të kësaj epopeje, njerëzit, Imam Hysniu luftoi për lirinë e jetës”, u shpreh ai.

Fjala “ashura” vjen nga gjuha arabe dhe rrjedh nga rrënja “ashr” që në arabisht do të thotë dhjetë, ndaj “Dita e Ashures” është dita e dhjetë e muajit Muharem dhe tepër e rëndësishme sa i përket historisë së profetëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts