Sot, ora 20:00/ Derbi “i panjohur”, luhet për revansh dhe pathyeshmëri! Skuadrat kryeqytetase heqin “maskat”

sot ora 2000 derbi i panjohur luhet per revansh dhe pathyeshmeri skuadrat kryeqytetase heqin maskat





































“Ej, sot luhet derbi”, është me siguri një nga fjalitë që çdo tifoz i futbollit shqiptar ka thënë sot pak minuta pas zgjimit nga gjumi. Jo më kot, por sepse asnjëherë kjo ndeshje nuk ka qenë si gjithë të tjerat. Ka qenë një ndeshje “gjaku”, mentaliteti, prestigji dhe madhështie. Por përveç këtyre, çfarë derbi është ky i sotmi?tirana partizaniI PANJOHUR – Luajnë dy skuadra të ndryshuara shumë gjatë verës. Tirana ka afro 15 lojtarë që nuk e kanë ndier ndonjëherë emocionin e derbit, teksa edhe largimet kanë qenë me “lopatë”. Partizanit i janë larguar disa senatorë, që janë zëvendësuar nga djem të ri, “të uritur”. Të gjitha këto detaje tregojnë për një derbi të panjohur, ku disa lojtarë nuk njihen ende, madje edhe mënyra sesi do të qasen ekipet në fushë është si një dilemë, pasi është edhe derbi i parë.

REVANSH APO PATHYESHMËRIE – Tirana do të luajë gjithçka për të marrë stafetën e derbeve të fituara. Vjet nuk fituan asnjë ndeshje dhe numërojnë thuajse dy vite pa e shijuar ndjesinë e triumfit. Është kohë e gjatë dhe kërkohet reagim. Në thuajse tetë vite nga dhjetë të fundit, Partizani ka qenë i pathyeshëm në derbi. Kjo tregon për një epokë dominimi në këto ndeshje dhe të kuqtë do të provojnë me “mish e me shpirt” të vazhdojnë këtë traditë.

MASKASH – Kjo sfidë mund të jetë një matës i forcës së dy ekipeve. Jo vetëm kaq, pasi në pankina janë dy trajnerë që nuk kanë drejtuar kurrë në derbi dhe sot ndoshta do të mund të shohim ekipet e tyre të vërteta, pas luhatjeve në këtë start të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →