“Sot po luftoj për një nga fëmijët e mi”, Berisha i ‘bashkohet’ protestës me video-konferencë, mesazh Ramës: Unë jam halli jot më i madh

sot po luftoj per nje nga femijet e mi berisha i bashkohet protestes me video konference mesazh rames une jam halli jot me i madh
sot po luftoj per nje nga femijet e mi berisha i bashkohet protestes me video konference mesazh rames une jam halli jot me i madh

Ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua sot protestës së opozitës përmes një video-konferencë që u transmetua para qytetarëve, teksa vetë ai ndodhej në shtëpi, nën masën e arrestit.

Berisha u shpreh se sot opozita është e bashkuar, më e fortë se kurrë dhe se qëllimi është largimi i Edi Ramës. Ai tha se sot po “lufton për një nga fëmijët e tij”, duke iu referuar jo atyre biologjik, por pluralizmit, që siç tha, “e sollën në jetë 33 vite më parë”.

“Më i fortë se kurrë është mesazhi jonë: se opozita do të fitojë. Rroftë opozita! Shqipëria do të fitojë sepse sot beson! Një histori epike kjo që kaluam këto dy vite. Sot është rikthimi i PD sepse fituam kundër një agresioni që na u bë.

[embedded content]

Sot është rikthimi i Shqipërisë sepse me bashkimin tuaj, ka ndezur besimin te të gjithë shqiptarët. Kur beson në fitore, nuk ka sulm që nuk përballohet, vetë fati dhe Zoti i madh rreshtohet në krahun tonë.

Historia u përsërit sot, ndaj PD ka fituar, sepse kur shqiptarët na shohin bashkë pas konflikteve tona të brendshme, kaq shumë në numër, besimi rikthehet në çdo shtëpi.

Sali Berisha nuk ka halle, por Sali Berisha është halli më i madh i Edi Ramës. Sot unë luftoj njësoj si ju, për opozitën e vërtetë, kundër korrupsionit dhe interesin kombëtar.

Sali Berisha po lufton për një nga fëmijët e tij, por jo biologjik, por për fëmijën që së bashku sollëm në jetë 33 vite më parë, pluralizmin politik të Shqipërisë”, tha Berisha ndër të tjera.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co