Shqiperia

Sot zgjedhjet për drejtuesit e Universiteteve, vijon procesi te “Ismail Qemali”

sot zgjedhjet per drejtuesit e universiteteve vijon procesi te ismail qemali
sot zgjedhjet per drejtuesit e universiteteve vijon procesi te ismail qemali

Në Vlorë 192 pedagogë dhe 4 mijë studentë votojnë sot për të zgjedhur rektorin e universitetit “Ismail Qemali”, 4 dekanët dhe 16 shefat e departamenteve.

Katër janë qendrat e votimit në të katër fakultetet e Ismail Qemalit, në atë të Ekonomisë, Shëndetit publik, fakultetin e Shkencave Humane dhe në atë të Inxhinieri navales.

Njëkohësisht votohet për senatin e ri te UV, në dy flete te ndryshme, për personelin akademik dhe studentet. Studentet ndërkohë përfaqësohen nga 2 prej tyre në senatin e ri .

Procesi ka nisur në orën 8 dhe përfundon në Orën 16,ndërsa sipas kreut të Komisionit Institucional Zgjedhor, Oljana Hoxha rezultatet zyrtare duan 24 orë, edhe pse faktikisht ato mund të dalin në mesnatë.

Ndërkohë në garë për rektor janë 3 akademikë, Evelina Bazini, Kreshnik Bello dhe Aurela Saliu, ndërsa është tërhequr më herët nga gara Yllka Stramarko.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts