Një anije kozmike ”Soyuz” u lëshua në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) me dy kozmonautë rusë dhe një astronaut amerikan në bord.
”Soyuz MS-26′ hyri në orbitë siç ishte planifikuar pas nisjes nga porti hapësinor rus Baikonur në Kazakistan”, theksoi agjencia ruse e hapësirës.
Astronauti Don Pettit dhe kozmonautët Alexey Ovchinin dhe Ivan Wagner ishin në bordin e fluturimit, i cili pritej të zgjaste tre orë e 10 minuta.
Pavarësisht tensioneve serioze politike midis Moskës dhe Uashingtonit, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bashkëpunojnë në udhëtimet në hapësirë, me astronautët amerikanë që përdorin vazhdimisht anijen ruse për të arritur në ISS.
Dy astronautë të NASA-s që udhëtuan në ISS në qershor mbeten të bllokuar në stacionin hapësinor pas problemeve me anijen e tyre kozmike ”Starliner”.
Qëndrimi i tyre ishte planifikuar të zgjaste një javë, por ata janë të destinuar të qëndrojnë në bordin e ISS të paktën deri në shkurt 2025.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co