SPAK caktoi masë sigurie ndaj saj, Monika Kryemadhi: Për goditjen time politike u përdor ligji i shfuqizuar 4 vite më parë!

spak caktoi mase sigurie ndaj saj monika kryemadhi per goditjen time politike u perdor ligji i shfuqizuar 4 vite me pare





































Monika Kryemadhi, ndaj së cilës SPAK ka caktuar ‘detyrim paraqitje’ për pastrim parash e mosdeklarim pasurie, është shprehur se, siç e quan ajo “për goditjen time politike”, u përdor një ligj i shfuqizuar 4 vite më parë.

kryemadhi

“Drejtësia e re me ligjet e vjetra”, shkruan Kryemadhi krahas vendimit të firmosur nga ish-kryetari i Kuvendit në vitin 2020 ku shkruhet “Ligji nr. 8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i ndryshuar, shfuqizohet në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.”

Gjithashtu ka publikuar dokumentin ku shkuan se masa e sigurisë ndaj saj është cakuar mbi këtë ligj të shfuqizuar nga Kuvendi.

“Drejtësia e re me ligjet e vjetra. Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë.

Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët.

Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku. Kjo është drejtësia që duam?”, shprehet Kryemadhi.

464706963_1089944045833991_1772007146554614197_n 464692369_1089944055833990_5445289742923901620_n

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →