SPAK i kthen hard diskun dhe të dhënat nga laptopi ish-ministrit, Beqaj: Ishin sekuestruar në…

spak i kthen hard diskun dhe te dhenat nga laptopi ish ministrit beqaj ishin sekuestruar ne
spak i kthen hard diskun dhe te dhenat nga laptopi ish ministrit beqaj ishin sekuestruar ne

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas daljes së tij nga SPAK, u ndal në një prononcim për mediat.

“Sot ishte e premte, që është dita e paraqitjes. Mora dhe hard drive me të dhënat e laptopit, që u sekuestruan në apartamentin tim në 28 dhjetor. Ditë të mbarë!”, tha Beqaj.

Beqaj qëndroi për rreth 40 minuta në SPAK, në kuadër të procedurave për masën ‘detyrim paraqitje’.

Kujtojmë se më parë ai është paraqitur në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit. Pak kohë më parë Beqajt i është caktuar nga GJKKO masa e ‘detyrimit të paraqitjes’ dhe ‘ndalim dalje jashtë vendit’ pasi ai po hetohet lidhur me disa çështje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →