Analisti Dritan Hila, në emisionin “Open” në News24, ka komentuar rikthimin e përfaqësuesve amerikanë në SPAK, duke thënë se misioni i tyre është edhe politik.
Ai tha se rikthimi i tyre është politik nga ana morale, duke shtuar se prania amerikane i jep krah SPAK-ut, ndërsa theksoi se ky institucion është i vetmi që jep njëlloj shprese për shqiptarët.
Hila: OPDATA jep asistencë në 40 vende, në fushën e krimi të organizuar, por në Shqipëri ka edhe një fokus të veçantë që është korrupsioni. Dhe korrupsioni bëhet nga politika. Kështu që unë mendoj edhe politikë misionin amerikan, jo vetëm si teknicientë që ndihmojë prokurorët në hetim.
I shoh edhe me një ndikim të fuqishëm nga ambasada amerikane, e cila me gjithë procesin e rritjes së SPAK ka qenë prezentë. E shoh shumë politike.
Rikthimi i tyre është sinjal politik, nga ana morale. SPAK pati një moment tkurrjeje dhe mendoj se ende e kanë, duke e kthyer shpatën vetëm nga drejtimi i qeverisjes. Gjithsesi, shpresoj të mos ketë amnisti për krimet e mëdhaja politike që kanë ndodhur në Shqipëri
Padyshim, prania amerikane i jep krah SPAK, sikurse deklarata që bënë përfaqësuesit e BE që kjo mbështetje do të vazhdojë.
SPAK është i vetmi organ që u jep një lloj shprese shqiptarëve që një ditë hakat të zënë nëse u hyn në hak njerëzve duke abuzuar me buxhetin dhe postin.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co