Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Në një postim në Twitter, zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë thekson se SPAK është një lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së
“Duke hetuar dhe ngritur akuza për korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është një lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së. Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e tij dhe kisha kënaqësinë të prisja sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani dhe donatorët kryesorë për të identifikuar mënyrat për të vazhduar ndihmën ndaj SPAK-ut për të ndërtuar kapacitetet e tij”, thuhet në postim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co