Spanja do t’i dërgojë agjencisë palestineze të Kombeve të Bashkuara për refugjatët UNRWA një ndihmë shtesë prej 3.5 milionë euro (3.8 milionë dollarë), tha ministri i Jashtëm Jose Manuel Albares.
Donatorët kryesorë të UNRWA-s, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, pezulluan fondet pasi dolën akuza se rreth 12 nga dhjetëra mijëra punonjësit e saj palestinezë dyshoheshin për përfshirje në sulmet e 7 tetorit .
Madridi kontribuoi drejtpërdrejt me 18.5 milionë euro në UNRWA në vitin 2023, duke përfshirë 10 milionë euro të miratuara në dhjetor pas vendimit për të trefishuar ndihmën humanitare për territoret palestineze.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co