Bota Sport

Spanja mbush arkat nga triumfi në Euro 2024, ja sa përfitoi çdo lojtar kampion

spanja mbush arkat nga triumfi ne euro 2024 ja sa perfitoi cdo lojtar kampion


































Triumfi i Spanjës dhe vendosmëria me të cilin e luajti Kampionatin Europian bëri që të gjithë ta respektonin këtë kombëtare, por edhe Federate Spanjolle e Futbollit mbushi arkat pas këtij kompeticioni.

THHJ

7 fitoret e “Furisë së Kuqe” kanë bërë që federata të arkëtojë afro 29 milionë euro, maksimumi i mundshëm, diçka që erdhi prej të gjitha fitoreve. UEFA kishte vendosur që pjesëmarrja në aktivitet ishte 9.2 milionë euro, pra për të gjitha kombëtaret që morën pjesë. Arkat u mbushën me 1 milionë euro për çdo fitore gjatë Europianit dhe 1,5 për kualifikimin në fazën e 1/8-ave dhe 2.5 për çerekfinalet dhe 4 për gjysmëfinalen. Në fund ishte qershia mbi tortë 8 milionë euro për titullin kampion të fituar në “Olympiastadion”.

LOJTARËT- Federata kishte negociuar me kapitenët e skuadrës për përqindjen e këtyre parave që do të fitonin në rast se do të bënin rrugëtim pozitiv dhe do të triumfonin në Europë. Me federatën u arrit marrëveshja që nuk do të kishte asnjë lloj premio në rast kualifikimi vetëm në fazën e 1/8- ave të Europianit.

Por në fund u vendos që futbollistët do të përfitonin 30% të vlerës që fitohej në fushën e lojës nga rezultati. Kualifikimi për në fazën e 1/8-ve vlente 180 mijë euro për lojtar, 75 mijë për çerekfinalet dhe që do të shkonin deri në 434.615 mijë euro për triumfin në finalen e Gjermanisë. Por përfitimet e futbollit spanjoll nuk janë vetëm në aspektin financiar. Suksesi i futbollit spanjoll është edhe në marketing dhe vëmendja e madhe e që do të marrin. Lojtarët do të përmirësojnë kontratat e tyre me klubet dhe shumë të tjerë do të kenë merkato më të mirë tani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts