Mark Kukureja ishte, pa dyshim, një nga emrat e përveçëm të Spanjës kundër Italisë. Mbrojtësi i majtë nuk humbi asnjë top, ai ishte lojtari me më shumë rikuperime dhe kreu 100% të pasimeve. Pas ndeshjes ai foli për gazetën “Marca” në zonën mikse dhe la disa tituj ambicioz… dhe një mesazh të vogël për ata që ai i ka quajtur mosbesues ndaj Spanjës. Mbrojtësi i Çelsit ka komentuar me nota pozitive paraqitjen e tij kundër Italisë.
“Jam i lumtur në nivel individual, por në fund gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim, sepse futbolli është një lojë ekipore. Të gjithë duhet të luajnë rolin e tyre dhe mendoj se ndaj Italisë të gjithë ishim shumë mirë. Ne dominuam nga fillimi në fund dhe e merituam fitoren”.
Ai ka shigjetuar edhe kritikët e Spanjës para se të niste kompeticioni.
“Më parë askush nuk na llogariste, por tani që kemi fituar dy ndeshje duket se jemi më të mirët. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, shkojmë lojë pas ndeshje, fokusohemi në atë që bëjmë dhe ne e dimë se nëse ruajmë këtë nivel mund të bëjmë gjëra të bukura”, deklaroi ai.
Me kualifikimin në xhep, Spanja do të përballet kundër kuqezinjve të hënën në Dysedorf, në një takim që për “La Roja”-n vlen shumë pak por që për ne vlen sa një histori. Kukureja, duke folur për këtë sfidë, ka deklaruar se Spanja nuk ka asnjë arsye për se të sforcohet ndaj skuadrës së Silvinjos.
“Mund të shënonim më shumë gola kundër Italisë, por e rëndësishme ishte të shtonim edhe tre pikë dhe ta përballonim ndeshjen me Shqipërinë me më shumë qetësi”, deklaroi ai. Në të njëjtën linjë me mbrojtësin e Çelsit ka qenë dhe mbrojtësi i qendrës i Spanjës, Robin Le Normand.
“Kjo ndak Italisë ishte ndeshja e jonë. Dëshironim që të shkonim të qetë në përballjen e fundit në grup. Europiani është shumë i gjatë dhe kërkon një sforco maksimale, ndaj kërkonim që t’i mbyllnim llogaritë me kualifikimin sa më shpejt. Më vjen mirë që ia kemi dalë ndaj një rivali shumë të fortë si Italia. Në këtë mënyrë në ndeshjen e tretë në grup mund të luajë pa presionin për të bërë rezultat”, tha Le Normand.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co