Spanja dhe Gjermania kanë dhuruar një ndeshje të mrekullueshme në çerekfinalet e Europianit. Dy skuadrat më të mira të turneut kanë respektuar të gjitha parashikimet, ku në fund kanë festuar iberikët.
Një gol i Mikel Merinos në minutën e 119-të i ka dhënë fitoren 2-1 Spanjës që sheh nga Mynihu në gjysmëfinale. Megjithatë protagonist nuk kanë qenë vetëm dy skuadrat në fushë, por edhe gjyqtari i ndeshjes, Entoni Tejlor. I akuzuar para ndeshjes nga spanjollët për humbjen në finalen e Ligë së Kombeve në Milano kundër Francës 1-2 në vitin 2021 me një gol në pozicion jashtë loje të Mbapesë, ai ka ngjallur sërish polemika. Këtë herë ai është akuzuar nga të dyja palët, nga spanjollët për një karton të kuq për Toni Kros dhe nga gjermanët për një penallti pas një prekje të topit me dorë nga Kukureja në kohën shtesë.
KROS – Momenti i parë i rëndësishëm ishte ai i minutës së shtatë, kur Toni Kros ka bërë një ndërhyrje të gabuar ndaj Pedrit. Lojtari i Spanjës ka marrë një goditje në gju, por dhe një shkelm në këmbë, duke u detyruar të lërë fushën e lojës mes lotësh. Për anglezin Tejlor vetëm një faull, ndërkohë që minimalisht duhej të kishte ndëshkuar me të verdhë mesfushorin gjerman. Por kartoni ishte në limitet e të kuqit. Duke parë që Kros u ndëshkua me të verdhë në pjesën e dytë, ai mund ta kishte lënë Gjermaninë me 10 vetë.
PENALLTIA E MUNGUAR – Momenti tjetër kulmor ishte ai i minutës së 107-të, kur pas një gjuajtje të Musialës, Kukureja dukshëm e ka prekur topin me dorë. Një penallti e qartë, por që Tejlor nuk e ka akorduar as me ndihmën e VAR-it. Akuzat nga Gjermania kanë qenë të ashpra. Por shpjegimi ka ardhur: para momentit, Fyllkrug e kishte prekur topin me dorë, gjë që e bëri të pamundur verifikimin me VAR. Shpjegimi i dytë ishte se edhe nëse topi do të kalonte, Fyllkrug do të gjendej në rrezen e portierit të Spanjës dhe do të anulohej për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co