Nga Rovena Cerka
Ekspozimi i padëshiruar në rrjetet sociale për shumicën e njerëzve është traumatik, aq më tepër kur ai shoqërohet me publikimin e materialeve intime, private apo me mbishkrime denigruese. Janë jo të paketa rastet kur për shkak të këtyre përballjeve shumë individë i kanë dhënë fund jetës apo reagimi i tyre ka krijuar situata problematike. Gjatë 5 viteve të fundit janë regjistruar 2861 kallëzime për krime të kryera on linë. Ndër ta 1646 janë proceduar në gjendje të lirë ndërsa për 319 janë vënë në pranga. Këto të dhëna të raportuara nga Policia e Shtetit tregojnë qartë se në fakt gjatë dy viteve të fundit raportimi ka qenë më intensiv.
[embedded content]
“Krimi kibernetik janë ato vepra penale që lidhen me çdo lloj mjeti që funksionon nëpërmjet internetit. Shifrat nga viti i kaluar që ishin 404 vepra penale, vetëm për 6 mujorin e parë të këtij viti janë 478. Është një shifër e dyfishuar. 6 mujori i parë 478 vepra penale të regjistruara. Në 2023 ishin 404. Më hewrët ka pasur por ka qenë shifër shumë e ulët. Vitin 2022 114 në total rreth 200 vepra. Është rritur ndjeshmëria e qytetarëve, vijnë[ bëjnë denoncime është rritur edhe zbulueshmëria. Deri sa vijnë dhe bëjnë kallzim, janë diku tek 10 kalëxime në ditë. Janë të gjitha gjinitë të gjitha moshat, ka mosha të thyera, ka të mitur, nuk ka një ndarje të caktuar. Aktualisht në Tiranë kemi konstatuar se vepra penale më e përhapur është përndjekja on line. Ka nxënës shkolle ka të rritur. Është vepra më e përhapur sot për sot”, shprehet Klodian Bilushi, shefi i Krimit Kibernetik.
Padyshim që çdo incident i ndodhur në përditshmërinë e gjithsecilit prej nesh ndikon drejtpërdrejt jo vetëm në gjendjen emocionale por edhe në reflektimin e saj tek ata që na rrethojnë. Por cili është ky ndikim në personat e përfshirë drejtpërdrejt?!
“Ka një ndikim të madh sepse menjëherë individi që bullizohet në rrjetet sociale shoqërohet me situata ankthi, paranojash, ndjenjë varësie, kontrolli apo hiperkontrolli. Sidomos kur shoqërohet me një raport intim. Në disa raste e çojnë individin në raste depresive”, thotë Altin Nika, kryetar i Urdhrit të Psikologut.
“Kanë qenë krizat më të mëdhaja rtë individëve. Historia fillon me shantazhe që bëhen për të fituar nga individi. Djali apo vajza e përdorin si mjet shantazhi për të përfirtuar, kemi raste kur përdoret për presion ndaj një titullari apo infdividi, lajme fake, mund ti krijosh dhe ti hedhësh, të gjithë krijojnë gjendje kritike. Humbet vetëbvesimi, krijohet ankth, krijon problematikë sepse sjellja kthehet ose mbyllje në vetëvete apo agresive, frikë e madhe, duke mos patur mundësinë për të folur diku kthehet në ortek emocionesh dhe kthehet në atak paniku“, thotë Nora Malaj.
“Abuzimet në jetën e përditshme sepse personi e përjeton të gjithë ankthin stresin. Ai jeton mes dy realitetesh. Me realitetin virtual dhe jetës së përditshme,. Këto dyja shkaktojnë një lloj konfuzioni, harron kontaktin në jetën e përditshme, të shkojë në punë të jetë i përqëndruar, shkon në komfrt zonën e vet sikur jeta e përditshme dhe i gjithë funksionaliteti i tij është virtual. Ti mund të jesh në një ditëlindje por mendja jote është tek miku virtual”, thekson Altin Nika, kreu i Urdhrit të Psikologut.
“Shoqëria jonë është agresive, bardh e zi, nuk pranon dot praninë e ngjyrave. Të bëln gjykimin pa të bërë vlerësimin. Të paragjykon. Ka disa arsywe. Është e pa lexuar, e pa edukuar në cilësinë dhe vlerën e individit. Nu di lirinë. Ka problem karakterial fake name. Problemin nuk e kanë tek viuktima por sepse janë vetë të viuktimizuar. Kemi një popullatë depresive. Kur e ve në tabelën e qitjes një individ, nuk e ka për individin por është sjellje reflektuese. Thotë bfjalët më negative deri në masën më fundore. Familjet shqiptare ka raste që i ka mbrojtur fëmijët por ka edhe rsate kur nuk ka ndodhur. Jemi shoqëri tranzitore dhe ky udhëkryq i ka bërë keq. Nuk është vetëm një hallkë janë disa. Kultura, familja, baza ligjoire, edukimi, socializimi, vlera e identittetit të njeriut. Njeriu nuk është qenie që mund ta bësh të vdekur sepse fjala ka një peshë më të madhe se sa vepra“, vijon Nora Malaj.
“Vajzat dhe gratë janë sulmuar gjithmonë në forma të ndryshme. Mentaliteti tregoin se pushteti është vertikal. Në një shoqëri patriarkale mjetet që do përdorim do jenë fëmijët dhe vajzat e gratë. Nëse gruan n uk e shohim të barabartë do mendojmë që do bëjmë çfarë të duam. Mënyra për ta dërrmuar apo turpëruar tjetrin është përmes seksualitetit. Është mizogjenia e brendësuar, mungesa e vëmendjes së institucioneve në dhlnies e ndihmës për të gjitha rastet që kërkojnë ndihmë, është shoqëria që i dënon për së dyti këto vajza që kërkojnë ndihmë. Sekszhvartja sjell depresion apo vetëvrasje”, pohon aktivistja Zhaklin Lekatari.
“Ne jetojmë për të tjerët dhe jo për veten, kjo na jep edukimin e parë familja. Edukata shoqërore, nëse i thua fëmijët shiko si e bën ai tjetri ti sje i zoti, ti nuk i jep vetëbesim. Mund të dështoi ti do e ndihmosh do i thuash dështo prap sepse është eksperiencë, kështu i jep vetëbesimin. Jemi një fasadë tragjike. Na pëlqen të veshim gjëra firmato por brrenda jemi bosh. Nëse je bposh dhe i pa kulturzuar asgjë nuk të ndrit. E rëndësishme është të mos jetojmë për të tjerët, të mos e veme njërit tjetrin në roje. Të kuptojmë cilat janë sfidat e jetes, të ndërtojmë ligje të mira. Ta kthejmë qytetin në shërbium të qytetarëve por duke i treguar qytetarëve vlerën realew të tyre dhe vlerën e intensitetin dhe të edukimit që ata kanë. Të kuptojmë që jetojmë vetëm një hwrë në jetë. Duheta ta arrihjmë këtë gjë dhe ta vlerësojmë këtë gjë“, shprehet Nora Malaj, pedagoge.
“Është një zinxhir që nis nga familja dhe shoqëria. Në drejtorinë e Tiranës janë depozituar shumë kallxime. Ka pasur raste edhe nga ish mikeshat e tyre. Të gjitha viktimat kanë lënë një paralajmërim. Kanë kërkuar ndihmë nuk e kanë gjetur hapi i fundit ka qenë dhënia fund të jetës. Policia e shtetit ka përgjegjësinë kryesore pas familjes. Janë raste në rritje. Duke qenë që është një dritare e re, sektori i krimir kibernetik ka bërë një punë të mirë por jo mjaftueshëm. Ka edhe sektorë të tjerë që ndërlidhen. Kemi vajza e gra që pësojnë një divorc dhe vriten”, thotë Bleona Sari, gazetare.
Ashtu si çdo vend i botës edhe Shqipëria po përballet me probleme që më herët rrallë i kemi ndeshur duke krijuar kështu një realitet po aq modern sa edhe të rrezikshëm. Por cilat janë përgjegjësitë e secilit prej nesh për individët e prekur drejtpërdrejt, a mundemi të kontribuojmë pozitivisht në mënyrë që të kemi një shoqëri më të shëndetshme?
“Juliano miho ekzekutoi të dashurin e ish gruas së tij. Nëse do ishte një punë më e vullnetshme e të gjithë deparatamentëve zinxhir do të mereshin masa.
Ka ende një mentalitet shumë të fortë. Ka fëmijë që kanë bërë denoncim dhe frika e tyre më e madhe është mos ta marin vesh prindërit sepse paragjykohen”, vijon Sari.
“Jemi shoqëri ekstremesh, është më e vështirë të mendosh apo të bësh gjënë e duhur edhe kur të tjerët i ke kundër. Duke e përkrahur media, krijoi një narracio të vërtetë me shoqërinë dhe e bëri tël kuptoi shoqëria çfarë po ndodhte. Ne si shoqëri e dimë se kush është e mira dhe e keqja por sepse ne zgjedhjet i bëjmë në bazë të përfitimeve që do të kemi. Nëse shohim që pjesa më e madhe e mendojnë si ne kemi nevojë për ndjenjëln e përkatësisë”, thotë Lekatari.
“Një rast në kamëz një vajzë denoncoi ngacmimin seksual nga xhaxhai i saj ai rast u mbyll brenda familjes. Njerëzit mendojnë shumë për përballjen me njerëzit. Ne kemi shumë problem ende divorcet. Ka pasur raste që ish bashkshortët kanë nxjerr foto intime dhe prap gishti i është drejtuar vajzës. Ka pasur një evoluim të vajzave që e raportojnë dhunën apo shantazhet por ka ende shumë punë larg qendrave nëpër fshatra. Mentaliteti vret njerëz. Të gjitha ngjarjet paralajmërojnë, ka pasur reagim ose revoltë”, shton më tej gazetarja Sari.
“Ky interneti i ka influencuar të gjithë, i ak dhënë mundësinë edhe atyre që më mirë të mos flasin të komentojnë. Nuk e dimë ku është kufiri i të drejtës së fjalës dhe i lirisë. Që ne të kuptojmë që interneti është një hapësirë për ta shfgrytëzuar pozitivisht dhe jo për ta shpërdorur duhet kohë. Duhet edukim.
Kemi një ndikim të madh, problemi është ekstremi për të gjetur një të mesme të artë. Perëndimi ka arritur tek interneti nga koha pas luftës në mënyrë graduale. Nuk ka qenë në koherencë në zhvillimin e inteligjencës emocionale apo juridike. Kjo liri ka ardhur shumë shpejt. Një popullsi që nuk ka burime njerëzore të trajnuara dhe të kalojmë në gjëra ekstreme”, thotë Lekatari.
Për Altin Nikën, kryetar i Urdhrit të Psikologut, “ka të bëjë mjedisi social, një individ tenton të krijojë një marrëdhënie me njerëzit që e rrethojnë. Sot shoqëria është tentuar duke qenë shumë individualiste dhe e dhunshme nuk kemi kohë dhe mundësinë të rrimë me njerëzit tanë të dashur. Këto lloj ftohtësish she nevoja e individit i detyron ata të krijojë marrëdhënie on line që përfundojnë në dhunë bullizëm etj. Kur mjedisi social nuk ofron mjaftëlsisht mbështetje është i predispozuar të krijojë marrëdhënie on line. Nuk është ndinjëherë e domosdoshme devijimi tek çatimi virtual. Duhet të kemi shumë kujdes, të mos e nparagjykojmë, jemi shoqëri që e themi ku e kishe mendjen apo ku ishe ti. Është e domosdoshme pranimi dhe mos kritikimi. Dhënia kohë e rikuperimit. Është e rëndësishme të kemi komunikim dhe atashim me psikologë. Duhet në mënyrë të vazhdueshme të ketë qasje me profesionistë të shëndetit mendor”.
Zhaklin Lekatari sheh përgjegjëse familjen. “Është e vërtetë që arsimi është i rënfdësishëm por se si të mendojmë dhe se si të edukohemi dhe të kuptojmë t5ë perceprojmë botën rreth nesh, sa herë në familje ka probleme. Nuk gjejnë përkrahje të madhe nga familja. Fajësohen vikrtimizohen edhe një herë edhe nga familja. Rruga më e lehtë duket sikur është heqja e jetës, nëse familja do ishte më e përgjegjshme dhe do zgjidhte jetën në vend të opinionoit do ishte më mirë. Nuk asgjë të keqe në dërgimin e materialeve intime të dashurit, të kesh besim tek dikush që ti dëshiron të ndërtosh me të një jetë të përbashkët, nuk është faji i vajzave që angazhohen në besimin në marrëdhënien e tyre, faji është i atyre që i shpërndajnë ato. Problemi i sjelljeve antisociale janë modelet që ne kemi ndërtuar, kemi ndërtuar modelin e hiperseksualizimit. Nëse gajzat krijojnë të gjitha etapat e jetes i quajmë të suksesshme. Nuk mund ti bëjmë moral kur imazji që u kemi dhënë, tani është vonë ti bëjmë moral pse nuk kanë investuar tek vetja, pasi ne kemi krijuar modelin e burrit matcho dhe modelin e gruas së hiperseksualizuar, duhet të kthejmë gidshtin nga vetja. Jemi të gjithë pak fajtor. Faji është i përbashkët, sa herë heshtim. Sa herë ofendojmë një grua pa pyetur pse e ka bërë kemi hedhur një gur drejt së keq”.
Altin Hazizaj, aktivist: Kam thirrje për prindërit që të lexojnë dhe të përgatiten. Përgjatë një periudhe 10 vjeçare që kemi përmes platformës isiguzrt.al na rezulton që prindërit nuk janë të përgatitur. Shumica e fëmijëve tjhonë mos e mari vesh prindi se do më vrasi. Një prind që thotë po e mori vesh prindi do më
vrasë ka marë fund komunikimi. Prindi ka përgjegjësinë të kujdeset për fëmijët edhe nlëse fëmija ka bërë gjënë më të tmershme. Ka raste që fëmijët janë shfrytëzuar seksualisht, prindi duhet ta ndihmojë.
Sipas ekspertëve nuk mund të krijohet një profil i qartë i individëve që kryejnë vepra penale në internet, por duket sikur përfshihemi të gjithë nga pak, megjithatë bëhet fjalë kreysisht për individë të cilët në vegjëli janë dhunuar mendërisht apo emocionalisht. Nga ana tjetër mungesa e ndërgjegjësimit të dhunuesit por edhe të familjarëve apo të afërmëve të viktimave e bën këtë fenomen edhe më intensiv.
Klodian Bilushi, shef i Krimit Kibernetik: Hyjnë të gjitha profilet, nuk mund të bëjmë një karakzterizim. Ka hakmarrje, duan të përfitojnë diçka apo duan favore seksuale. Në shumicën e rasteve që i kemi klasifikuar si vepra penale, perosni ka dërguar edhe fotografi duke ecur në rrugë, i thotë ja ku je, është një përndjekje e pastër.
Nora Malaj, pedagoge: Ne jetojmë për të tjerët dhe jo për veten, kjo na jep edukimin e parë familja. Edukata shoqërore, nëse i thua fëmijët shiko si e bën ai tjetri ti sje i zoti, ti nuk i jep vetëbesim. Mund të dështoi ti do e ndihmosh do i thuash dështo prap sepse është eksperiencë, kështu i jep vetëbesimin. Jemi një fasadë tragjike. Na pëlqen të veshim gjëra firmato por brrenda jemi bosh. Nëse je bposh dhe i pa kulturzuar asgjë nuk të ndrit. E rëndësishme është të mos jetojmë për të tjerët, të mos e veme njërit tjetrin në roje. Të kuptojmë cilat janë sfidat e jetes, të ndërtojmë ligje të mira. Ta kthejmë qytetin në shërbium të qytetarëve por duke i treguar qytetarëve vlerën realew të tyre dhe vlerën e intensitetin dhe të edukimit që ata kanë. Të kuptojmë që jetojmë vetëm një hwrë në jetë. Duheta ta arrihjmë këtë gjë dhe ta vlerësojmë këtë gjë.
Altin Nika, Urdhri i Psikologut: Adoleshentët që atashohen dhe përfshihen është në një lloj varësie dhe nevoje të vazhdueshme për të qenë në komunikim me personin misterioz. Kontakti me njerëzit është duke u minimizuar, nëse realiteti nuk na e mundëson është e nevojshme që ta krijojmë. Nëprmjet një kompjuteri është e realizueshme. Komunikimi edhe përmes rrjeteve sociale është nevojë për të krijuar një mik misterioz, shpesh nuk ia dimë as të dhënat.
Për shkak të zhvillimit moshor, janë fëmijët më të predispozuar për të qenë viktima sepse manipulohen lehtë. Gjithë kjo lloj dhune bie në mënyrën më agresive tek fëmijët sepse kanë fantazitë e tyre, besojnë të bzukurën që shitet në rrjetet sociale. Besimi shkakton një traumë të jashtzakonshme.
Mënyrat e trajtimit: janë përmes terapisë biheviorale. Me trajtimin me qasjen mendore apo sociale.
Bleona Sari, gazetare: Në fillim kanë qernë kryesisht adoleshentë ndhe mosha të reja ata që kanë rënë preh. Duke parë ngjarjet e fundit edhe gra, zonja mosha të mëdha janë pçërfshirë nga ky problem shqetësues. Denigrimit në rrjetet sociale,. Familjarët janë pika më delikatja pasi kanë qenë në dijeni të shumicës së ngjarjeve. Bedie Loka u vetvar si pasojë e bullizmit në rrjetet sociale por nuk e marin seriozisht ngjarjen. Një vajzë 15 vjeç kërcënohej dhe shantazhohej nga një person që i kishte marrë foto nga rrjetet sociale,. Vëllai i saj shumë i rritur iu bë mbështetje.
Dhuna e ushtuar përmes pajisjeve elektronike me akses në internet përfshihet në Kodin Penal shqiptar me disa dispozita të veçanta të cilat synojnë të meren masa në kohë për të ndaluar çdo person që abuzon me përdorimin e internetit apo të pajisjeve moderne. Njëkohësisht edhe edukimi I përdorimit të tyre po zë mjaft vend në përditshmërinë e të rinjëve të cilët njihen me pasojat e përdorimit të gabuar të internetit. Megjithatë rezultatet duken të ngadalta pasi disa ngjarje të rënda janë shënuar me pasojë vetëvrasjen e shumë të tjera trajtohen nga ekspertët për të parandaluar akte të tilla ekstreme.
Artan Rexhepi, ekspert i kriminalistikës: Është një fushë ku duhet të investohet, nuk jemi në parametrat e duhur. Të gjithë jemi të pambrojtur. Në të gjitha nivelet duhet ti drejtohemi specialistëve.
Bleona Sari, gazetare: Ne përballemi çdo ditë me këtë realitet. Nëse do të kishte drejtësi a do bënin shqiptarët vetëgjyqësi? A mund të besojnë shqiptarët në drejtësi. Një njeri i dha fund jetës para institucionit më të larët të drejtësië. Vetëm vitet e fundit kemi parë përfsjirje të madhe të efektivëve të policisë në krim. Ka efektiv që përfshihen për shkak të vështirësive ekonomike e ka të tjerë me të njëjtat kushte nuk e bëjnë. Nëse do kishte përpjekje nga kupola e policisë, ata që lëvizin gishtin, ata bëjnë pazare, kupola e policisë, shefa komisariatesh janë ata që e rrotullojnë policinë, puna më e madhe bëhet nga ata.
Zhaklin Lekatari, aktiviste: Sa herë kam kërkuar ndihmë nga policia kam pasur mbështetje maksimale. Shpesh kam qenë viktimë e dhunës kibernertike. Porblkemi nuk lështë tek institucioni, por duhet kapur në krye të herës. Nëse rritja e krimeve kibernatike është eksponenciale, edhe burimet njerëzore dunhet të jenë të tilla. Duhet që policia e shtetit apo ministria e drejtësisë nduhet ta buxhetoi këtë institucion për të qenë në një hap me kohën dhe është një sektor që duhet të modernizohet pçasi është një sektor që ka ngelur shumë pas.
Belona Sari, gazetare: Edhe një 21 vjeçpare pjesë e policisë u vetvra. Familjarët kanë informacionet e para. Përjewtimet janë shumë të rënda. Reagimet janë të rënda për gazetarët. Familjarët janë hallka e parë që përballen me viktimat e bulllizmit apo viktimave të rrjeteve sociale. Varet nga situata. Bedrie loka e kisjhte shprehur tek familjharët dhunën që kishte nga bashkshorti dhe nga rrjetet sociale, ajo denoncoi në policinë e durrësit por nuk u mor asnjë masë.
Altin Nika, Urdhri i Psikologut: Ne në mënyrë të vazhdueshme jetojmë një nj[ë lloj globalizimi të jashtzakonshëëm. Dikur të pije cigare bëhej nami. Sot shohim që në shkolla të mesme po kthehen në përdorues të rregullt të substancave narkotike. Këto problematike afektojnë jetën tonë shoqërore. Shoqëria jonë nuk është gati, dhe prindërit tanë e thonë se nuk i kemi njohur këto probleme ishim rehat. Mosnjohja na ka sjell problematika të jashtzakonshme. Shgoqëria nuk është gati, breza të tjerë do jenë gati.
Altin Hazizaj, aktivist: Nuk jemi të mbrojtur. Asanjë nga ne nuk nështë i mbrijtur. Legjislacioni na le në baltë që të gjithëve. Këshilla jonë është mbaj disa sekrete për veten mos i nxir të gjitha on line. Nënat tmos nxjerin fëmijët on line, pse ta kthesh fëmijët objekt të abuzimit.
Alban Duraj, avokat: Ligji është i ezauruar. Dënimet pçenale janë të parashikuara. Problemin nuk e kemi tek ligji por tek zbatueshmëria e tij. Problemi është edhe tek organi i akuzës apo drejton hetimet. Kemi një ngadalshmëri nga prokuroria sepse prokuroria që meret me këtë çështje ështzë i ulët për shkak të vettingut. Ka të bëjë edhe me opgj që hetojnë pranë këtyre organeve, janë ndihmës të prokurorëve. Nuk është çështja tek ekspertët por duhet të shkoi paralel me veprimet e prokurorit në mënyrë që qytetari që e bën këtë vepër penale të vendoset para drejtësisë sa më shpejt dhe të ecet në mënyrë paralele sepse ka pasur raste që kanë shkuar deri në vrasje apo vetëvrasje. Shpejtësia ndikon shumë tek veprimet e mëtejshme apo veprimet që mund të bëjë vektima. Këtë vit kemi 4-5 raste që kanë qenë subjek i kësaj vepre penale dhe i kanë dhënë fund hetës së tyre.
Përcaktimet duken mjaft mire të ndara në Kodin e Procedurës Penale sipas avokatit Alban Duraj dhe dënimet mjaft të rënda.
Alban Duraj, avokat: Kodi Penal ka përcaktuar nenin 121 përndjekja , ngacmimi në mënyrë të vazhdueshme është vepër penale që dënohet nga 6 muaj deri në 4 vite burg. Por kur kryehet ndaj personave që kanë pasur lidhje të mëparshme, bashkëshort, ka dënim më të lartë, dënimi i përcaktuar i shtohet 1/3 e dënimit të dhënë. Për gratë shtatzanë apo një person të paaftë për tu mbrojtur kemi një shtim deri në ½ e dënimit të dhënë. Ka saknksione të tjera përhapjen e sekreteve vetjake mund të ndodhi ndaj dy personave që kanë pasur lidhje dashurore, dënohet me gjobë deri në 2 vite burg. Zakonisht janë meshkujt mundohen që të vazhdojnë apo ti bëjnë person për arsye të ndryshme, përhapin biseda.
Përveç këtyre kemi edhe vepra të tjera penale të cilat kanë të bëjnë me pengimin apo shkeljen e fshehtësisë së korrespondencës që fshehja fshirja, vënia në kontroll, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 2 vite burg. Prokuroria kur ka një kallxim penal duhet ti shikojë në tërësi.
“Është rritur ndjeshmëria e qytetarëve, vijnë[ bëjnë denoncime është rritur edhe zbulueshmëria. Janë të gjitha gjinitë të gjitha moshat, ka mosha të thyera, ka të mitur, nuk ka një ndarje të caktuar. Aktualisht në Tiranë kemi konstatuar se vepra penale më e përhapur është përndjekja on line. Ka nxënës shkolle ka të rritur. Është vepra më e përhapur sot për sot. Ka pasur raste në disa raste që i kanë njohur dhe nuk ia kanë pasur idenë që ka qenë ky autori dhe janë habitur, ka pasur edhe raste që nuk i kanë njohur. Më tepër janë njohje të largëta. Kemi raste që kanë qenë të njohur por kemi edhe raste që nuk e kanël njohur por ka edhe raste që nuk e kanë njohur fare autorin. Një vajzë që punonte n[ një parukeri abuzihej on line nga një perosn dhe rezultoi që ishte dikush nga një dyqan përballë dhe nbuk e njihte fare personin. Nuk kishte blerë as një shishe ujë nga ai”, shprehet drejtori i Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Klodian Bilushi.
Personat që e konsumojnë më së shumti këtë vepër penale janë meshkujt.
Shekulli 21 i ka distamcuar edhe më tepër njerëzit, duke krijuar një mjedis mjaft të ftohtë e të largët. Kësisoj është krejt e logjikshme të kërkosh komunikimin dhe ndërveprimin nëpërmjet mjeteve të reja të komunikimit, por ajo që duhet të kemi parasysh është se jo gjithçka që shkëlqen është flori. Duhet të kemi në konsideratë gjithnjë se mund të jemi duke komunikuar me një person jo të sinqertë apo dikë I cili ka disa qëllime të cilat nuk na i shpreh. Akoma edhe ata që i njohim në përditshmëri, mund të kenë një personalitet krejt tjetër përmes pushtetit të anonimatit që i interneti.
Duhet të bëjmë kujdes me kë shprehemi, për çfarë dhe përse. Të besosh është një element pozitiv I karakterit tend, por jo të gjithë e velerësojnë jetën si ti. Nëse bie viktimë e dhunës on line, kërkon ndihmë, Akoma edhe nëse nuk e gjen mbështetjen tek familjarët apo miqtë, drejtohu tek institucionet. Dikush do të të dëgjojë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co