Bota Shqiperia

SPECIALE/ Universiteti “Luarasi” zyrtarizon binjakëzimin me “London School of Economics”. Bashkëpunim në tre programe, studentët do të pajisen me diploma të dyfishta













































Universiteti “Luarasi” zyrtarizoi binjakëzimin me London School of Economics, një bashkëpunim i rëndësishëm që do të fokusohet në zhvillimin e tre programeve të reja akademike: Menaxhim, Financë dhe Data Science.

[embedded content]

Përfaqësuesit e LSE mbërritën në Tiranë për konferencën e përbashkët me ekipin drejtues dhe stafin akademik të “Luarasit”, ku u shpall zyrtarizimi i marrëveshjes.

Të ftuar në konferencë ishin kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa spiropali, zëvendësministrja e arsimit Ana Kapaj, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, anëtari i Bordit të Menaxhimit të “Luarasit” Ilirjan Celibashi, përfaqësuesja e ambasadës amerikane Elisabeth Norikane, ambasadës britanike, holandeze, Maqedonisë së Veriut, asaj të Sllovenisë, Bullgarisë etj.

Zëvendësrektorja e Universitetit “Luarasi”, Ani Dasho çeli konferencën duke falenderuar të pranishmit dhe duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi të ri.

Presidentja e Universitetit “Luarasi”, znj.Fabiola Hysenbelliu u shpreh se përmes bashkëpunimit me një nga institucionet më prestigjioze, me London School of Economics, standardet më të larta të arsimit global bëhen pjesë e sistemit tonë të arsimit të lartë, duke krijuar mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve të ardhshëm.

Presidenja e “Luarasit” tha se ndihej e emocionuar në këtë ceremoni pasi vetë ka studiuar në London School of Economics, ndaj u bë ideatorja e këtij bashkëpunimi dhe nxitësja kryesore për konkretizimin e tij.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se të hedhësh këtë hap me një Universitet të Mbretërisë së Bashkuar është një sukses i madh jo vetëm për Universitetin “Luarasi”, por për gjithë arsimin shqiptar dhe ekonominë e vendit. Sipas saj, kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt asaj që qeveria ka shpallur si prioritet, ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko vlerësoi marrëveshjen mes Universitetit “Luarasi” dhe London School of Economics, duke theksuar se frutet e saj do i ndjejë edhe ekonomia.

Me një mënyrë të veçantë plot pasion dhe karizëm, si të ishte para studentëve në auditor, James Abdey, Drejtori Akademik i Asociuar i “London School of Economics” shprehu mirënjohjen e tij për Universitetin Luarasi, dhe tha se finalizimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve bëhet pikërisht në vitin e 130 të universitetit ku shërben.

“Ky është një vit fantastik për LSE, duke qenë se këtë vit LSE bën 130 vite, ndaj Gëzuar ditëlindjen LSE! Është kënaqësi tepër e madhe të jem në Tiranë dhe të shpall programin e bashkëpunimit me Universitetin “Luarasi”. LSE ka punuar fort për të pasur këtë emër, në financë, në analitikën e biznesit, për të qenë me hapin e kohës”, tha ai.

Në emër të LSE shpreh mirënjohje për drejtuesit e “Luarasit”. Mirënjohje për presidenten e Universitetit, Fabiola Hysenbelliu, rektorin Et’hem Ruka, dhe zv/rektoren Anni dasho.

“Ne duam që studentët në Shqipëri të marrin programet e LSE, që ata të jenë tepër të aftë në tregun e punës. Kurrikula e LSE do të jetë edhe këtu në Universitetin Luarasi. Është program me kohë të plotë, mezi presim të bashkëpunojmë. Ne do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik edhe të Shqipërisë, pasi studentët tanë do punojnë për ekonominë e këtij vendi fantastik. Ne do ju presim edhe në Londër, në shkollën e verës në LSE”, tha ai.

Rektori i Universitetit “Luarasi”, Et’hem Ruka tha gjatë ceremonisë se ka ardhur koha për ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare. Ruka theksoi se duhen krijuar lehtësirat e nevojshme në mënyrë që studentët e huaj të vijnë dhe të studiojnë në Shqipëri.

Rektori i Universitetit falenderoi Presidentin e Hysenbelliu Group, z.Irfan Hysenbelliu për vizionin që ka pasur prej fillimit me Universitetin “Luarasi” duke ndihmuar qindra të rinj me bursa dhe lehtësi financiare përgjatë studimit.

Universiteti “Luarasi” nisi kështu një rrugëtim historik duke i hapur rrugë dijes dhe bashkëpunimit me një prej universiteteve më prestigjioze, London School of Economics, bashkëpunim nga i cili studentët do të pajisen me diploma të dyfishta dhe do t’i bëjë ata konkurrentë të padiskutueshëm në tregun shqiptar e përtej tij.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts