Spektakël i garantuar/ Sot derbi i Mançesterit, ngre siparin e sezonit të ri në Angli

spektakel i garantuar sot derbi i mancesterit ngre siparin e sezonit te ri ne angli





































Kampionët e Premier Ligës, Mançester Siti takohet me fituesin e Kupës FA, Mançester Junajtid në “Wembley” të shtunën për Superkupën e Anglisë 16:00, e cila do të ngrejë zyrtarisht perden e sezonit të ri.

man-city-vs-man-utd

– Ndeshja është një përsëritje e finales së Kupës FA 2024, kur Mançester Junajtid e mundi Sitin 2-1 në stadiumin kombëtar 77 ditë më parë.

– Kjo është hera e parë që dy rivalët e Mançesterit takohen në “Community Shield” që nga viti 2011, kur Mançester Junajtid fitoi me rezultatin 3-2.

– Skuadra e Erik ten Hagut, e cila ka fituar 21 herë Superkupën e Anglisë (një rekord), e nis sezonin e ri të Premier Ligës ditën e premte, kur do të presë Fulhamin në “Old Trafford” (ora 21:00).

– Ndërsa Mançester Siti që e fitoi titullin kampion katër herë radhazi sezonin e kaluar (një rekord në Premier Ligë), e nis mbrojtjen e kurorës kundër Çelsit të dielën, më 18 gusht (17:30).

– Mançester Siti parashikohet të fitojë “Community Shield 2024” nga superkompjuteri i “Opta”-s. Skuadra e Pep Guardiolës mbizotëroi brenda 90 minutave në 61.3% të simulimeve para ndeshjes.

– “Qytetarët” kanë rivalizuar në tre ndeshjet e mëparshme të Superkupës së Anglisë, por nuk kanë fituar asnjë prej tyre. Mançester Junajtid ishte skuadra e fundit që e humbi këtë finale katër radhazi (1998-2001).

– Erling Haland ka qenë i përfshirë në nëntë gola në gjashtë paraqitje kundër “djajve të kuq”: sulmuesi norvegjez i Sitit ka shënuar gjashtë gola, tre asiste).

– Ky do të jetë derbi i tretë i Mançesterit që do të luhet në “Wembley” në 15 muaj, pasi Siti e mposhti Junajtidin në finalen e Kupës FA 2023.

SITI

– Përballja e sotme do të shkojë direkt te penalltitë nëse rezultati do të përfundojë në barazim pas 90 minutave dhe nuk do të ketë kohë shtesë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co