Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shkëmbyer replika gjatë seancës së sotme parlamentare me deputetin Vangjel Dule, teksa ky i fundit akuzoi maxhornacën se kërkon të grabis pronat e himariotëve.
Teksa fliste për zgjedhjet në Himarë, Dule u shpreh se socialistët “i kanë çuar sot Himarës një kandidat të importuar dhe produkt të merkatos politike”.
“E keni prezantuar si një minoritar. E çoni tek lumi i Vlorës si kandidat, që do ndalojë të flitet greqisht në Himarë. Është i qartë objektivi juaj, himarjoteve doni tu rrëmbeni pronat, dhe banorëve të lumit të Vlorës po tentoni ti merrni ujin e lumit”, tha Dule.
Ndërkohë Spiropali është shprehur se kandidati i përzgjedhur nga PS do t’u japë zgjidhje problemeve të himariotëve.
Më tej ajo theksoi se “zgjedhjet në Bashkinë e Himarës nuk janë për të ndarë copat, trojet dhe ndikimet e brendshme apo të jashtme, por janë që ato troje e ato toka t’i vëmë në funksion të zhvillimit”.
Pjesë nga replikat në Kuvend:
Dule: I keni çuar sot Himarës një kandidat të importuar. E çuat bashkë me farefisin, dhe i bëtë zgjedhës në bashki. I çuat edhe bashkëpunëtore duke ju shpërndarë role, e duke u premtuar troje. I çuat një kandidaturë produkt i merkatos politike. Kandidaturë që kryeministri e akuzonte si tepsixhi dhe ai kryeministrin drogaxhi. E keni prezantuar si një minoritar. E çoni tek lumi i Vlorës si kandidat, që do ndalojë të flitet greqisht në Himarë.
Është i qartë objektivi juaj, himarjoteve doni tu rrëmbeni pronat, dhe banorëve të lumit të Vlorës po tentoni ti merrni ujin e lumit. Në këto kushte keni ndërsyer duke shkelur ligje e parime gjithë administrata është në Himarë.
Anëtarët e Këshillimit të Ministrave e bëni me turne shërbimin tuaj për të rrëmbyer mandatin e bashkisë Himarë. Po ju garantoj çfarëdo që të bëni, nuk ka shantazhim, kërcënim e joshje që mund të përdorni për të mposhtur frymën himariote. Nuk mund të rrëmbeni pronën, trashëgiminë e dinjitetin e tyre.
Spiropali: Zgjedhjet ne Himarë nuk janë zgjedhje për të përçarë minoritetin dhe shqiptarët, por për të bashkuar të gjithë qytetarët e lire dhe krenarë të atij vendi drejt zgjidhjeve për Himarën. Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës nuk janë për të ndarë copat, trojet dhe ndikimet e brendshme apo të jashtme, por janë që ato troje e ato toka t’i vëmë në funksion të zhvillimit.
Për Bashkinë e Himarës kemi zgjedhur një kandidat që di të bëj penën, që di të përfaqësoj shqiptarë e grekë, e të gjithë qytetarët e këtij vendit, që në i shohim pa dallim si qytetarë të lirë të Shqipërisë dhe krenarë të krahinës ë Himarës. Ne me zgjedhjet e Himarës nuk bëjmë politikë as të brendshme as të jashtme, por do t’i japim Himarës zgjidhje për problemet e tyre lokale jashtë ndikimeve që e kanë kthyer këtë betejë elektorale në një luftë të pakuptimtë që nuk i bëjnë nder atyre që i bëjnë, nga ata që vunë persona me rekorde aty, e deri te ata që mbajnë sot litarin e përçarjes për Himarën.
Me Vangjel Tavon, Himara do të ketë një kryetar që nuk torkat nëpër dyert as të kryetarëve dhe as të padronëve të fshehur apo të hapur, por që troket vetën nëpër dyer e banorëve për tu kërkuar besimin dhe votën dhe për tu dhënë atyre shërbimin dhe zhvillimin e merituar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co