Spiropali mesazh për fillimin e vitit të ri shkollor: Detyrë e Kuvendit të garantojë arsim cilësor për të gjithë

spiropali mesazh per fillimin e vitit te ri shkollor detyre e kuvendit te garantoje arsim cilesor per te gjithe
spiropali mesazh per fillimin e vitit te ri shkollor detyre e kuvendit te garantoje arsim cilesor per te gjithe

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka uruar sot fillimin e vitit të ri shkollor. Me anë të një mesazhi, ajo thotë se është detyrë edhe e Kuvendit dhe ligjvënësve të Shqipërisë garantimi i një arsimi cilësor për të gjithë.

“Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në Shqipëri do të fillojnë nesër vitin e ri shkollor. Ky është një moment i veçantë dhe i rëndësishëm për të gjithë ne.

Një urim dhe përqafim të ngrohtë për të gjithë vogëlushët që do të nisin për herë të parë rrugëtimin e dijes, e po ashtu edhe për çdo nxënës e gjimnazist.

Urime të përzemërta e mirënjohje për të gjithë mësuesit tanë, punonjësit e tjerë arsimorë, si dhe për çdo prind që ka sot një fëmijë në shkollë. Ata që sot janë nxënës, janë edhe premtim për t’u shndërruar në qytetarët e së nesërmes, të cilët me dritën dhe diturinë që do të fitojnë në shkollë, do ta përparojnë e lartësojnë Shqipërinë tonë të çmuar.

Detyra jonë në Kuvendin e Shqipërisë është të bëjmë ligje dhe formësojmë politika që të kontribuojnë në një arsimim cilësor dhe bashkëkohor për vajzat dhe djemtë e Shqipërisë.

Shqipëria është rritur e po modernizohet, standardet tona po përmirësohen me ritëm të panjohur më parë, andaj duhet të sigurohemi që çdo nxënës, çdo fëmijë i Shqipërisë, pavarësisht përkatësisë etnike, racore a fetare, prejardhjes krahinore a statusit social e ekonomik, të mirëpritet në shkolla të ngrohta, të mirëpajisura e moderne; të trajtohet me profesionalizëm dhe dashuri nga mësues të aftë, të mirëshpërblyer e të motivuar; të ketë të garantuar – ashtu siç po bëjmë – librat falas, por edhe një vakt të shëndetshëm, për të mundësuar që asnjë fëmijë, të mos ulet në bankat e shkollës i kequshqyer.

Unë kam besimin se ky vizion ndahet sot nga të gjithë politikëbërësit shqiptarë, pa dallim, dhe ne do ta arrijmë me çdo kusht këtë standard. Ju uroj një vit të ri shkollor plot suksese, arritje dhe progres, drejt dijes dhe së ardhmes!”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →