Spiropali vlerëson figurën e personalitetit arbëresh, Mario Brunetti, pas ndarjes së tij nga jeta: Mundësoi njohjen e arbëreshëve si pakicë gjuhësore në Itali

spiropali vlereson figuren e personalitetit arberesh mario brunetti pas ndarjes se tij nga jeta mundesoi njohjen e arberesheve si pakice gjuhesore ne itali

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali ka vlerësuar figurën e personalitetit arbëresh Mario Brunetti, pas ndarjes nga jeta.

Spiropali shprehet se Brunetti mundësoi njohjen e arbëreshëve si pakicë gjuhësore në Itali.

“Lamtumirë parlamentarit dhe intelektualit arbëresh Mario Brunetti!

Arberesh1
Arberesh1

Atij, që me përpjekje si rrallëkush mundësoi njohjen ligjërisht, më 1999, të komunitetit arbëresh si pakicë gjuhësore historike në Italinë mike! Parlamentarit që për mbi një dekadë ia kushtoi veprimtarinë si deputet luftës kundër Mafias, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe çështjes së Kosovës. Intelektualit, vepra e të cilit u bë një urë e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë, që afroi njerëzit, kulturat dhe institucionet!”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →