“Spiun serb”/ Fushata në internet kundër zyrtarit evropian shkakton përplasje mes qeverisë së Kosovës dhe raportueses Von Cramon

spiun serb fushata ne internet kunder zyrtarit evropian shkakton perplasje mes qeverise se kosoves dhe raportueses von cramon
spiun serb fushata ne internet kunder zyrtarit evropian shkakton perplasje mes qeverise se kosoves dhe raportueses von cramon

Një fushatë linçuese u tha se është nisur në internet kundër Gjorgje Bojoviq, këshilltar i raportueses për Kosovën në Parlamentin Evopian, Viola von Cramon.

Bojoviq ka bërë të ditur se përmes një numri postimesh, kryesisht nga Kosova, ka filluar një fushatë e koordinuar online kundër tij, ku thuhet se ai i ka mohuar krimet e kryera në vitet ’98-’99 dhe se nuk është i përshtatshëm të jetë këshilltar i Viola von Cramonit, “si spiun rus/agjent serb”.

E një gjë e tillë ka shkaktuar reagime të shumta në plaftormën “X”. Madje në këtë gjë u përfshi edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila tha se se “Ky linçim i organizuar kundër aktivistëve të shoqërisë civile në Kosovë dhe miqve të Kosovës nëpër rrjetet sociale është i papranueshëm. Është cenim i fjalës së lirë dhe vlerave mbi të cilat jemi përkushtuar të ndërtohemi si shoqëri”.

E raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon e falënderoj ish-presidenten Jahjaga për siç tha ajo “fjalët tuaja të qarta”. “Ky është pikërisht toni se si kisha përjetuar se shumë njerëz të zgjuar dhe me ndikim në Kosovë ndërtuan shoqërinë e tyre. Shpresojmë që këto sulme personale të pista dhe të pajustifikuara të orkestruara nga disa robotë qeveritarë do të tejkalohen së shpejti”, shkroi Von Cramon në “X”.

Por kjo deklaratë e saj shkaktoi edhe reagimin e Qeverisë së Kosovës. Zëdhënësi i kësaj qeverie, Përparim Kryeziu në “X” i ka reaguar eurodeputetes Von Cramon.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →