Eksperti i teknologjisë Besmir Semanaj, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24 ka folur në lidhje me legjislacionin rreth rrjeteve sociale pas incidenteve të krijuara nga to.
Semanaj u shpreh se në Shqipëri nuk po vrasin rrjetet sociale, por mungesa e legjislacionit, duke shpjeguar se ka vetëm një ligj të vitit 2002, të përmirësuar 7 vite më vonë.
Ai zbuloi se vepra si vjedhja e identitetit apo shantazhi nuk trajtohen nga legjislacioni.
Sipas tij nëse një specialist i Policisë së Shtetit do të hynte në TikTok për 10 minuta do të zbulonte dhjetëra persona që “e kanë vendin pas hekurave” dhe jo në rrjetet sociale.
“Në Shqipëri nuk po vrasin rrjetet sociale, por mungesa e legjislacionit. Ka një ligj të vitit 2002, i përmirësuar në vitin 2009 dhe nuk është prekur më. Kemi vjedhje të identitetit, shantazhi, që nuk trajtohen. Personazhi në fjalë ka kërcënuar me jetë vitin e fundit disa personazhe, me tritol, vrasje, djegie, etj. Si ky personazh ka shumë të tjerë që u shkatërrojnë jetën shumë personave në këto forma. Nuk kemi qoftë një ndalim, një procedim për këto raste.
Mjafton të hyjë një specialist i policisë në TikTok për 10 minuta dhe do të identifikojë persona që e kanë vendin prapa hekurave dhe jo në TikTok. Ka raste denoncimesh, deri më tani nuk janë marrë seriozisht. nëse do arrestoheshin 50-60 veta ju siguroj se gjuha e urrejtjes do të binte në rrjetet sociale”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co