Sporti shqiptar në zi! Eqerem Shaba, ish-çiklisti i Dinamos dhe Kombëtares shqiptare, është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Shaba ka qenë aktivi në sportin e çiklizmit në vitet 1956-1967, teksa ka qenë pjesëmarrës në garën prestigjioze ndërkombëtare Pragë-Berlin-Varshavë, si një nga sportistët më të fortë të ekipit kombëtar shqiptar dhe më pas në vitin 1968 deri në vitin 1974 si trajner i ekipit kombëtar dhe i ekipit të Dinamos. Shaba gjithashtu drejtoi edhe Federatën Shqiptarë të Çiklizmit për 16 vite si Sekretar i Përgjithshëm deri në vitin 1990.
Gjithashtu ai ka qenë edhe trajner i Partizanit në vitet 1995-1996, duke ndihmuar promovuar sportin e çiklizmit në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Me vdekjen e Eqerem Shabës, Shqipëria humbi një nga embelat e sportit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co