TIRANË – Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një konferencë për gazetarët, dha detaje për ligjin për amnistinë penale.
Kur u pyet se ku do t’i gjejë votat për të votuar amnistinë, Manja deklaroi se deputetët që japin votën për këtë ligj, i bëjnë nder Kuvendit dhe Shqipërisë. Manja vlerësoi se nuk pranohen vota për kushte politike. Më tej, ministri shtoi se të dënuarit nuk janë politikë e nuk ka si të jenë “tonët” dhe “të atyre”.
“Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë deputetët, që japin votën, që 600-700 persona të bashkohen me familjen e tyre. Ne ligjin e amnistisë do e fusim në parlament, kur deputetët e opozitës në jenë në Kuvend. Do të jenë ata që do ta kërkojnë këtë ligj.
Do të doja që ligji të marrë votat e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Votat me kushte politike nuk do pranohen. Nëse është hataja për opozitën që ulet dënimi për 3 policë në Kukës, të dënuar për shpërdorim detyre, ne tërhiqemi. Të dënuarit nuk janë politikë e nuk ka si të jenë tonët dhe të atyre”, deklaroi Manja.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co