Shqiperia

Bashkëpunonte me grupet kriminale, AMP arreston Kryekomisarin

bashkepunonte me grupet kriminale amp arreston kryekomisarin
bashkepunonte me grupet kriminale amp arreston kryekomisarin

Ndaj shefit të Sektorit të Shërbimeve Operacionale në DVP Gjirokastër, Kryekomisarit Agim Fejzo, është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, e cila u ekzekutua nga AMP, raporton gazetari Igli Çelmeta për Balkanweb.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë, Kryekomisar A.F., me detyrë Shef i Sektorit të Shërbimeve Operacionale në DVP Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”

Nga hetimet intensive disa mujore nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, u siguruan prova se punonjësi i policisë ka bashkëpunuar me një grup kriminal që ushtronte veprimtaritë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts