Starmer nën presion, peshat e rënda të laburistëve paralajmërojnë se ai ka ‘humbur kontrollin’

starmer nen presion peshat e renda te laburisteve paralajmerojne se ai ka humbur kontrollin
starmer nen presion peshat e renda te laburisteve paralajmerojne se ai ka humbur kontrollin

Sir Keir Starmer është nën presion në rritje, pasi “peshat e rënda” në rradhët e Laburiste paralajmëruan se ai ka humbur kontrollin në narrativën politike, pasi u detyrua të pranonte dorëheqjen e shefes së shtabit të tij gjatë fundjavës.

Sue Grey dha dorëheqjen nga pozicioni i saj pas javësh tensionesh të raportuara.

Baronesha e laburistëve Harriet Harman ka thënë se përplasjet kulmuan me dorëheqjen e saj, duke shtuar se kjo ishte “e pakëndshme” për Kryeministrin. Harman paralajmëroi se askush nuk dëshiron të shohë konflikte të brendshme politike në faqet e para të gazetave.

Por, shtoi ajo, hapat e gabuar dhe “ngatërresa” duhet të priten në një qeveri e re në javët e para.

Alastair Campbell, i cili ishte shefi i komunikimit i Tony Blair, paralajmëroi se “nuk mund të bëhen shumë gabime në qeveri”.

“Qeveria është më e vështirë se opozita. Qeveritë e Laburistëve mbahen në një standard shumë më të lartë se qeveritë konservatore”, tha ai.

John McTernan, i cili ishte sekretari politik i Sir Tony-t, tha se qeveria ka “humbur plotësisht kontrollin”, duke paralajmëruar se është “duke bërë lëvizje” dhe jo ndryshim.

Ai tha për Radio Times se qeverisë “i mungon një narrativë politike dhe shtysa politike, që është momenti që i çoi ata përmes zgjedhjeve drejt një fitoreje të madhe”.

Andrew Fisher, ish-drejtori i politikave të Jeremy Corbyn, tha se shkarkimi i zonjës Grey “mund të zvogëlojë disa nga grindjet e brendshme, por në fund të fundit problemet me të cilat qeveria laburiste është përballur në javët e para të saj kanë qenë për shkak të vendimeve të politikanëve”.

Sekretari i mbrojtjes John Healey tha se administrata e Sir Keir i detyrohet zonjës Grey për “rolin e saj masiv” në ndihmën e përgatitjes për detyrën, por shtoi: “unë me të vërtetë e respektoj vendimin e saj për t’u larguar”.

I pyetur nëse ai do t’i kishte akuzuar konservatorët për një “shkatërrim total” nëse shefi i tyre i shtabit do të largohej brenda tre muajve nga detyrë, Healey tha se “në fund ajo që ka rëndësi për njerëzit është ajo që bën qeveria. Ne po vazhdojmë me punën që njerëzit na zgjodhën për të bërë”.

Sekretari i Jashtëm David Lammy vlerësoi Sue Grey si një “shërbyese publike të shkëlqyer” dhe mbrojti rekordin e qeverisë gjatë tre muajve të parë në detyrë.

“Jam shumë i kënaqur që gjatë këtyre 100 ditëve, ne kemi qenë në gjendje të përshpejtojmë mbështetjen tonë për Ukrainën. Jam shumë i kënaqur që kemi qenë në gjendje të ecim përpara me krijimin e GB Energy, që kolegu im Wes Streeting ka mundur të zgjidhë mosmarrëveshjen me mjekët e rinj dhe të vazhdojë me kthimin e Shërbimit tonë Shëndetësor Kombëtar”, u tha ai gazetarëve gjatë një vizite në një sinagogë në jug të Tottenham.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co