Starova: Në rast se Shqipëria dhe Kosova bëjnë një konfederatë dhe e shpallin, kush e pengon që Kosova të jetë anëtare e NATO-s?

starova ne rast se shqiperia dhe kosova bejne nje konfederate dhe e shpallin kush e pengon qe kosova te jete anetare e nato s
starova ne rast se shqiperia dhe kosova bejne nje konfederate dhe e shpallin kush e pengon qe kosova te jete anetare e nato s

Në Tiranë u zhvillua sot konferenca “Shqipëria 15 Vjet në NATO – Kërcënime të Sigurisë në Ballkan. Politikani Arjan Starova, pjesë e panelit, tha midis të tjerash se aleanca duhet të gjejë alternativa për të anëtarësuar sa më shpejt Kosovën në NATO.

“Përveç politikës më të fortë që duhet të bëjë NATO, ndoshta duhet të gjejë mënyra për të kapërcyer rezolutën 1244 që shikohet si gozhda e Nastradinit për Vuçiçin dhe nuk ka të bëjë fare as me veton e Rusisë dhe Kinës. Mund të kapërcehet. Nëse NATO, nuk do të tregohet më e fortë kam frikë se situata mund të dalë jashtë kontrollit. NATO i ka të gjitha mundësitë të anëtarësojë Kosovën. Edhe nëse gjërat shkojnë deri në ekstrem. Në rast se Shqipëria dhe Kosova bëjnë një konfederatë dhe e shpallin, kush e pengon që Kosova të jetë anëtare e NATO-s? Askush! Lufta kështu nis si ai zjarri në fund të fshatit”, thotë ai.

Ai bëri apel që NATO të demonstrojë forcë ndaj Rusisë. “Ndoshta NATO duhet të tregohet disi më e fortë. I ka argumentet për këtë. Rusia ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare. Është një komunitet prej 32 shtetesh që janë pakrahasueshmërisht më të fortë se Rusia”, shprehet Starova.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →