Starton në Elbasan edicioni i IX-të i takimit kombëtar të Orkestrave të harqeve

starton ne elbasan edicioni i ix te i takimit kombetar te orkestrave te harqeve
starton ne elbasan edicioni i ix te i takimit kombetar te orkestrave te harqeve

Nga Fatmir Popja

Mbrëmjen e kësaj të hëne në Teatrin Skampa të Elbasanit çeli siparin edicioni i IX -të i “Takimit Kombëtar të orkestrave të harqeve, muzika e dhomës”.

Në këtë event marrin pjesë orkestra dhe asamble nga Tirana, Fieri, Vlora, Elbasani, Fieri, Berati, Korça, Shkodra, Shkupi e Tetova e Maqedonisë së Veriut, dhe Orkestra e harqeve e qytetit Pernik e Bullgarisë.

Në natën e parë performuan Asambli “Dardanus” i Tetovës, Duo Piano me 4 duar nga dy profesoresha të Universitetit të Arteve Tiranë, Quinteti Ad Libitum, Shkodër dhe Orkestra e Harqeve Elbasan.

Përgjatë tre netëve nga kjo fillimjavë né skenën e Teatrit Skampa do të performojnë 12 trupa nga i gjithë vendi, përfshirë ato të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Nga viti në vit ky festival ka ardhur në rritje, ndaj këtij edicioni nuk mund t’i mungonin edhe risitë.

Drejtori i festivalit, Blerim Narazani, vlerëson repertorin e pasur të festivalit dhe faktin që ky event është ndër të paktët koncerte që ndan çmime me vlerë monetare.

Ndërkohë, Drejtori i Qendrës së Artit Elbasan, Klinsi Lala nga ana e tij, ndjehet i lumtur që ky festival tashmë është shndërruar në një event të përvitshëm, ndaj dhe pritshmëritë janë të larta.

“Takimi kombëtar i orkestrave të harqeve, muzika e dhomës”, në këtë edicion mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Elbasan.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co