Starton sot UNUM FESTIVAL! Birra Korça dhe Birra Tirana freskojnë netët festive

starton sot unum festival birra korca dhe birra tirana freskojne netet festive

Ndërsa festivalet janë shpesh shënjues të momenteve të lehtësimit nga rutina e përditshme, UNUM Festival ka për qëllim të sigurojë përvojë muzikore të mrekullueshme për të gjithë, duke përzgjedhur artistë të talentuar. Për më tepër, synimi i festivalit është të ndërtojë lidhje mes audiencës shqiptare dhe dashamirësve të muzikës nga e gjithë bota, duke përshkuar një udhëtim që i bashkon ata me botën e muzikës në mënyrë të paimagjinueshme.

Muzika nuk ndalet për 24 orë, por as birra! Në këtë festival në çdo sekondë të ditëve të organizuara për të festuar ndihet muzikë dhe festë, muzika nuk pushon në asnjë çast dhe njerëzit festojnë përgjatë një dite të plotë.

starton sot unum festival birra korca dhe birra tirana freskojne netet festive

UNUM Festival është një përvojë e plotë për të gjitha shijet. Përveç performancave muzikore të mrekullueshme, festivali ofron një gamë të gjerë aktivitetesh si yoga për të relaksuar trupin dhe shpirtin, body paint dhe face paint për të shprehur kreativitetin, mundësi blerjesh për të eksploruar mode të reja, tatuazhe për të shtuar një ndryshim të përjetshëm, bizhuteri unike, dhe shumë të tjera. UNUM Festival synon të sigurojë një përvojë të plotë për të gjithë pjesëmarrësit, duke i dhënë atyre mundësinë për të shijuar një varietet aktivitetesh nëpër këndet e festivalit.

Cilat do të jenë risitë e këtij viti?

UNUM Festivali, nga 6 deri më 11 qershor në plazhin e Ranës së Hedhun së Shëngjinit, shënon fillimin e një sezoni të rëndësishëm për turizmin shqiptar. Organizatorët bëjnë të ditur se 97% e biletave janë tashmë shitur, pasi ka patur një interes të madh nga publiku.

Në hapjen e konferencës, z. Mousa Ceesay prezantoi qëllimet dhe vizionin e festivalit, duke e theksuar UNUM-in si një përvjetor që përfaqëson një festë pesëvjeçare dhe një ndërgjegjësim për mbrojtjen e mjedisit. Ai gjithashtu vlerësoi progresin e shkëlqyeshëm në udhëtimin e tyre, edhe pse me sfida dhe mangësi potenciale.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, z. Pjerin Ndreu, vlerësoi rëndësinë e festivalit për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, duke e cilësuar si një promovim të jashtëzakonshëm për Shëngjinin.

UNUm2

Znj. Mirela Kumbaro  nga Ministria e Turizmit theksoi rëndësinë e UNUM-it për të promovuar Shqipërinë si një destinacion për turistët e muzikës elektronike, duke e përshkruar si një kamp ku mësohet të jetojmë duke respektuar natyrën. Ajo gjithashtu përmendi rritjen e pjesëmarrjes në festival, duke e cilësuar këtë si një kontribut në promovimin e turizmit shqiptar.

Ju ftojmë të zbuloni hap pas hapi surprizat e të gjitha netëve në: https://unumfestival.com/

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →