Statistika/ Lautaro me sytë nga goli, sa shumë fat me Kaljarin

statistika lautaro me syte nga goli sa shume fat me kaljarin scaled








































* Interi ka fituar 10 nga 13 ndeshjet e fundit kundër Kaljarit në Serinë A, 2 të tjerat kanë përfunduar barazim dhe 1 humbje.

Lautaro-Martinez-Inter-Milan-Captain-4

* Kaljari dhe Interi kanë barazuar sfidën e fundit në kampionat (2-2 në 14 prill në Meaza. Hera e fundit që janë regjistruar 2 barazime radhazi në Serinë A ka qenë 10 vite më parë.

* Interi ka fituar 7 nga 8 transfertat kundër Kaljarit në Serinë A, duke llogaritur edhe 4 të fundit. Pavarësisht faktit se sardët kanë gjetur golin në 7 nga këto 8 ndeshje nuk kanë marrë shumë rezultate pozitive.

* Kaljari ka humbur 3 ndeshjet e fundit në kampionat, Fiorentina, Atalanta dhe Venecia. Mund të arrijë 4 humbje radhazi në Serinë A për herë të parë që nga shkurti i këtij viti.

* Interi është skuadra që ka fituar më shumë ndeshje në vitin kalendarik 2024 (26 nga 37) duke shënuar 89 gola dhe duke humbur më pak 2. Kanë pësuar më pak gola (29).

* Në këtë ndeshje do të përballet skuadra që ka kaluar më shumë minuta në avantazh (Interi 683) me skuadrën që ka kaluar më pak minuta në avantazh (99 minuta).

* Lautaro Martinez ka shënuar 9 gola në 9 sfidat kundër Kaljarit në Serinë A. Vetëm kundër Salernitanës ka bërë më mirë në kampionat. Asnjë interist nuk ka shënuar më shumë gola kundër Kaljarit. Edhe Bonisnenja ka po aq, 9.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →