E vërtetë, humbja e fundit në “Ethiad” përkon me ndeshjen e fundit të luajtur në Champions League, atë të 17 prillit të humbur me penallti kundër Realit të Madridit.
Megjithatë, nëse llogaritet vetëm koha e rregullt, Mançester Siti është i pamposhtur në shtëpi në Evropë që nga 19 shtatori 2018, gjashtë vjet më parë, kur Lion shkeli tempullin Guardiolian duke fituar dy me një. Që atëherë ka pasur 32 ndeshje, 28 fitore dhe katër barazime, edhe nëse njëra ishte pengesë kundër skuadrës që atëherë ngriti Kupën më të rëndësishme, kanibalët e zakonshëm të drejtuar nga Karleto Ançeloti.
Në këto 32 ndeshje pas humbjes së fundit, “Qytetarët” shënuan 7 gola dy herë, po aq herë shënuan 6 dhe 5 gola. Katër herë shënuan nga 4 gola, nëntë herë 3, tetë herë 2, tre 1 dhe vetëm dy herë nuk shënuan. (ai barazim 0-0 kundër Sportingut të Lisbonës në 2022 dhe Interit mbrëmë), duke shënuar gjithsej 98 gola.
Në 14 ndeshje anglezët nuk kanë pësuar gol, në 13 kanë pësuar një, në tre raste kanë pësuar 3, në një ndeshje 2 dhe vetëm dy herë zero. Gjithsej e kanë nxjerrë topin nga rrjeta 24. Me pak fjalë, Siti është një makineri lufte por ata lënë disa boshllëqe. Por skuadra e Simone Inzagit nuk i shfrytëzoi dot ato mbrëmë.
PANORAMASPORT.AL