STATISTIKA/ Paraqitja fantastike e Strakoshës kundër Kroacisë, gardiani shqiptar më i miri i të gjithë Europianit

statistika paraqitja fantastike e strakoshes kunder kroacise gardiani shqiptar me i miri i te gjithe europianit

Thomas Strakosha ishte portieri titullarë që mbrojti shtyllat e portës së Kombëtares shqiptare në takimin e së mërkurës kundër Kroacisë. Gardiani kuqezi, bëri një paraqitje të shkëlqyer duke e ndihmuar ekipin kombëtar të marrë një barazim të vyer kundër kroatëve.

Strakosha bëri në total 8 pritje në atë takim, duke mbajtur rekordin e këtij Europiani, si portieri më me shumë pritje në një ndeshje të vetme. Ju rikujtojmë që Strakosha ishte në balotazh me Berishën për vendin e titullarit në këtë Europian, por në momentin e fundit, Silvinjo vendosi për Strakoshën, gjë që iu shpërblye në fund.

Capture75
Capture75

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co