Statistikat/ Askush s’ka shënuar më shumë sesa Kejn në fazat me eliminim direkt

statistikat askush ska shenuar me shume sesa kejn ne fazat me eliminim direkt
statistikat askush ska shenuar me shume sesa kejn ne fazat me eliminim direkt

– Herri Kejn, u bë me golin e djeshëm shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në fazat me eliminim direkt të një Europiani. Kapiteni i Anglisë shënoi kundër Holandës golin e tij të gjashtë.

– Ai ka shënuar 7 gola për Anglinë në kampionatet Europiane, duke barazuar rekordin e Alan Shirerit. Askush nuk ka shënuar më shumë se ata.

– Kejn ka shënuar tashmë në fazat me eliminim direkt të një turne madhor (Botëror/Europian) më shumë gola se çdo lojtar tjetër Europian (9), duke lënë pas Gerd Mylerin, Miroslav Klosen, Antuan Grizmanin dhe Kilië Mbapenë (të gjithë me 8).

– Goli i Simonsit në minutën e shtatë ishte më i shpejti i shënuar në një gjysmëfinale të Europianit që prej golit të parë të Alan Shirerit për Anglinë kundër Gjermanisë në “Euro 1996”.

– Anglia i ka shënuar të 13-ta penalltitë e tyre që prej Botërorit 2022.

– Në moshën 19 vjeç e 82 ditë, Kobi Meino u bë futbollisti më i ri i Anglisë që ka luajtur në gjysmëfinalet e një turneu të madh (Europian/Botëror).

– Në Dortmund dje ishin paralajmëruar se do të ishin 80 mijë tifozë holandezë, por Federata e Holandës konfirmoi se qyteti gjerman “u pushtua” nga 110 mijë tifozë.

– Anglia e ka goditur shtyllën ose traversën më shumë se çdo skuadër tjetër në këtë Europian. Goditja e Fodenit në pjesën e parë ishte e katërta për ekipin e Sauthgejtit këtë “Euro 2024”.

– Anglia theu një tabu kundër Holandës, ndërsa kishte fituar vetëm një nga nëntë takimet e fundit me Holandën në të gjitha kompeticionet (4 barazime 4 humbje) përpara gjysmëfinales së mbrëmshme të Europianit.

– Lojtarëve që kanë shënuar në më shumë sesa një gjysmëfinale Europiani iu shtua edhe Herri Kejn. Ata janë Valentin Ivanov (1960 dhe 1964), Viktor Ponedelnik (1960 dhe 1964), Dragan Xhajiç (1968 dhe 1976), Kristiano Ronaldo (2004 dhe 2016) dhe Herri Kejn (2020 dhe 2024).

– Ksavi Simons u bë golashënuesi i dytë më i ri për Holandën në Europian: Më të rinjtë janë 19 vjeç, 353 ditë: Patrik Klaivert (kundër Anglisë në “Euro 1996”), 21 vjeç, 80 ditë: Ksavi Simons (kundër Anglisë në “Euro 2024”), 22 vjeç, 125 ditë: Jordi Krujf (kundër Zvicrës në “Euro 1996”).

– Për herë të parë në historinë e saj Anglia arrin në një finale turneu jashtë kufijve të saj: në “Botërorin 1966” dhe “Euro 2020” luajtën në “Uembli”.

– Anglia ka arritur në dy finale në katër turnetë që drejtohet nga Garet Sauthgejt (gjithashtu në “Euro 2020”). Ata kishin shkuar vetëm një herë në finale në 23 shfaqet e tyre në Botërorë dhe Europianë më parë (në “Botërorin 1966”). Strateg!

– Oli Uotkins shënoi vetëm golin e dytë të fitores në minutën e 90- të në një ndeshje të Europianit me eliminim direkt në histori. E para ishte në gjysmëfinalen e “Euro 2008” Gjermani-Turqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →