Statistikat/ Duel “titanësh” Marmush-Kejn, Bajerni kërkon hakmarrje

statistikat duel titanesh marmush kejn bajerni kerkon hakmarrje





































Bajern Mynih, pas disfatës të papritur në Champions kundrejt Aston Vilës, do të kërkojë të ndryshojë rrjedhën e rezultateve ndaj Frankfurtit në transfertë. Interesante është se të dyja skuadrat qëndrojnë në majë të tabelës, çka do t’i shtojë akoma më shumë emocionet kësaj përballje. Ja disa nga statistikat më pikante mes tyre.

Harry Kane

PRESIONI – Edhe pse Bajernit iu desh të kënaqej me vetëm një pikë kundër Leverkusenit fundjavën e kaluar, pavarësisht se kishte shanse më të mira, bavarezët kanë provuar kredencialet e tyre në përplasjet me ekipet që gjendet lart në tabelë herë pas here vitet e fundit.

Që nga humbja 4-1 në Volfsburg, janar 2015, gjigantët nga Mynihu nuk kanë marrë asnjë disfatë si liderë kundër ndjekësve të tyre më të afërt. Rekordi në 17 takime që atëherë lexon 11 fitore dhe gjashtë barazime.

REKORDI NË TRANSFERTË – Asnjë skuadër nuk do të dëshirojë të mirëpresë Bajern Mynih si rival. Pas tri ndeshjeve të para jashtë fushe të kësaj fushate në Bundesligës, rekordmenët e Gjermanisë mburren me nëntë pikë dhe një golavarazh +11. Kjo është shifra më e mirë në historinë e kësaj lige në këtë fazë të sezonit!

Kundërshtarët e ardhshëm Frankfurt mbajtën rekordin e mëparshëm, me nëntë pikë dhe +10 gola në fillim të sezonit 1993/ 94. 14 golat e shënuar në tri ndeshje në transfertë janë gjithashtu një nga më të mirat e Bundesligës, vetëm vetë Bajerni e arriti këtë më parë nën drejtimin e Julian Nagelsman 2022/23.

BETEJA E GOLASHËNUESVE – Marmush i Frankfurtit ka vendosur një rekord të ri klubi, me gjashtë gola në pesë ndeshjet e para, me Kejn pas tij në tabelën e kryeshënuesve me pesë. Kur kombinohen me asistime, dy sulmuesit janë në krye me nëntë gola të përfshirë secili.

PRECEDENTËT – Shumë gjëra kanë ndodhur mes Frankfurtit dhe Bajernit kohët e fundit. Në 11 takimet e tyre pararendëse në Bundesligë, bavarezët kanë fituar me një diferencë prej katër ose më shumë golave në katër raste, ndërsa “Shqiponjat” e kanë bërë këtë dy herë, duke përfshirë përballjen e fundit në Frankfurt dhjetorin e kaluar (5-1). Për sa u përket rezultateve së fundmi, rekordi ballë për ballë është afër, me tri fitore dhe një barazim nga shtatë ndeshjet e luajtura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →