Kjo do të jetë ndeshja e parë në kampionat për Mançester Junajtidin që prej shkarkimit të Erik ten Hagut nga stoli të hënën e shkuar.
Drejtimin provizor të stolit të “Djajve” e ka marrë asistenti i tij Rud van Nistelroi, deri sa të vijë trajneri i Sportingut, Ruben Amorim.
– Rud van Nistelroi debutoi në stolin e Mançester Junajtidit në Kupën Karabaoi të mërkurën, ndërsa skuadra e tij mposhti Lestërin me rezultatin 5-2.
– Ndeshja e fundit në “Old Trafford” midis Mançester Junajtidit dhe Çelsit u luajt në dhjetor të vitit të kaluar, ku Skot MekTominej shënoi dy herë në fitoren 2-1 të “Djajve”.
– Junajtid renditet në vendin e 14- të në klasifikimin e Premier Ligës, megjithëse mund ta ngushtojnë diferencën me Çelsin në tri pikë me një fitore të dielën.
– Ndërsa kanë shënuar vetëm 8 gola në 9 ndeshjet e para të Premier Ligës këtë sezon, Mançester Junajtid është vetëm një nga pesë skuadrat që nuk e ka arritur ende kuotën e 10 golave në sezonin 2024-25 të Premier Ligës: të tjerat janë Njukasëlli, Kristal Palasi, Sauthemptoni dhe Ipsuiçi.
– Mançester Junajtid-Çelsi është një përballje që prodhoi pesë barazime mes tetorit 2020 dhe tetorit 2022, por betejat e fundit të një klasikeje britanike kanë qenë më shumë argëtuese, ndërsa “Djajtë e kuq” fituan 4-1 në “Old Trafford” në sezonin 2022-23, përpara se Çelsi të triumfonte 4- 3 në “Stamford Bridge”, në një prej ndeshjeve më të bukura të sezonit 2023-24.
PANORAMASPORT.AL