Statistikat e Vllaznisë/ Pesë ndeshje ndaj shijakasve, sa gola kanë realizuar shkodranët

statistikat e vllaznise pese ndeshje ndaj shijakasve sa gola kane realizuar shkodranet
statistikat e vllaznise pese ndeshje ndaj shijakasve sa gola kane realizuar shkodranet

Me Erzenin, kundërshtarin e radhës në kampionat, Vllaznia ka luajtur 5 ndeshje deri tani, pasi përveç kampionatit, është përballur edhe në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Ka vetëm një humbje 2-1 në kupë, dy barazime në kampionat dhe dy fitore, një në kupë dhe një në kampionat. Shkodranët kanë shënuar në çdo ndeshe ndaj shijakasve dhe në total numërojnë 11 gola.

Një shifër që është rritur nga 6 golat e realizuar në stadiumin “Loro Boriçi”, në ndeshjen çerekfinale të kthimit në Kupë.

Sfida e 29 marsit do të jetë e fundit për këtë sezon mes këtyre dy skuadrave, që kanë objektiva të ndryshëm.  Shkodranët luftojnë për titullin kampion, kurse shijakasit për të mbijetuar në Superiore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →