– Torino fitoi ndeshjen e fundit kundër Milanit në Serie A (3-1 18 majin e kaluar) teksa në 38 vitet e fundit vetëm një herë “Demat” kanë arritur dy suksese radhazi kundër kuqezinjve në kampionat: mes prillit dhe shtatorit 2019.
– “Djalli” është i pamposhtur në 28 ndeshje në shtëpi kundër Torinos në Serinë A (20 fitore, 8 barazime) dhe në përgjithësi, vetëm kundër Veronës (32) dhe Lacios (29) kuqezinjtë kanë regjistruar një seri rezultatesh të dobishme të njëpasnjëshme në “San Siro”. Suksesi i fundit i Torinos kundër Milani në Serie A daton në 24 mars 1985 (1-0 me një gol nga Valter Shahner dhe me Luixhi Radiçe si trajner).
– Milani ka fituar gjithmonë në katër ndeshjet e fundit të luajtura në javën e parë të Serisë A dhe hera e fundit që ata shënuan një seri më të gjatë suksesesh në raundin e parë të kampionatit ishte midis 1987 dhe 1996 (10 asokohe).
– Pas barazimit 0-0 të sezonit të kaluar kundër Kaljarit, Torino mund të barazojë në javën e parë në dy sezone radhazi në Serie A për herë të parë që nga periudha dyvjeçare 2006- 07 dhe 2007-08.
– Torino dhe Milan do të përballen në javën e parë të kampionatit për herë të tretë në Serie A, deri tani një fitore për secilën palë, në të dyja rastet për skuadrën vendase: 2-1 për “Demat” më 17 shtator 1939 dhe 3-2 për “Djallin” më 21 gusht 2016.
– Milani e mbylli sezonin e kaluar me vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha turnetë (B4, H4): 5-1 kundër Kaljarit më 11 maj, pasi kishte regjistruar një seri prej 7 fitoresh radhazi.
– Paulo Fonseka do të jetë trajneri i parë portugez në historinë e Milanit në Serinë A. Lila e udhëhequr nga 51-vjeçari ishte klubi i francez që regjistroi më shumë porta të paprekura në 2023-24 (22) dhe ekipi i dytë që shënoi më shumë gola ( 86 – më pak se vetëm se PSGja_ në të gjitha turnetë.
– Torino mbajti portën e paprekura në 18 ndeshje sezonin e kaluar, vetëm më pak se Interi (21); Për më tepër, vetëm në 1976-77 (19 me Luixhi Radiçe si trajner) “Demat” regjistruan më shumë ndeshje pa pësuar në një sezon të vetëm të Serisë A.
– Alvaro Morata ka shënuar 5 gola në 7 ndeshjet e tij të fundit në debutimin e tij sezonal në pesë kampionatet madhore të Europës, pasi nuk ka kishte realizuar asnjë gol në shtatë ndeshjet e tij të para. Spanjolli vjen nga sezoni i tij më i mirë si golashënues në karrierën e tij në pesë kampionatet më të mira evropiane duke realizuar në të gjitha turnetë 21 gola në 48 ndeshje me Atletikon e Madridit në 2023-24.
– Duvan Zapata ka shënuar 6 herë kundër Milanit në Serinë A. Që nga sezoni 2015-16 – goli i parë i kolumbianit kundër kuqezinjve – vetëm Çiro Immobile (shtatë) ka shënuar më shumë gola kundër kuqezinjve në Serinë A. Në përgjithësi, sulmuesi i Torinos kontribuoi në nëntë gola kundër Milanit (tre asiste) teksa në turne ka bërë më pak vetëm se Paulo Dibala (10).
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co