Tirana ka luajtur mirë në tri javë, por me tri pikë në çdo tri javë, ajo “luan me zjarrin”.Kjo, pasi bardheblutë nëse vazhdojnë të mos marrin pikë të plota në një takim, rrezikojnë sërish të mbesin janë “Final 4”. Në fakt, statistikat edhe pse janë shifra të vdekura, pasi u përkasin të shkuarës, gjithmonë tregojnë për ritmin e projeksionin për të ardhmen. Dhe tri barazimet e Tiranës apo tri pikët në tri javë nuk duhen parë jo vetëm pozitivisht, por edhe në krahun tjetër. Me këtë ritëm, një pikë në një ndeshje, do ta ketë të vështirë të kualifikohet në “Final 4”.
NISJA ME TRI PIKË – Për çudi apo jo, por sa herë kryeqytetasit kanë marrë tri pikë apo më pak në tri javë, ata nuk ia kanë dalë të shkojnë në Europë. Në shtatë sezonet e analizuara, gjithmonë me këtë lloj nisje si ky sezon, ekipi ka dështuar. Në kampionatin 2016-2017, Tirana e nisi me tre pikë, dy gola të shënuar dhe dy të pësuar e në fund ra nga kategoria. Në kthimin e saj në Superiore, ishte edhe më keq, me Tiranën që tri javë mori vetëm një pikë. Edhe atë sezon nuk shkoi në Europë, ndonëse ishte finaliste e Kupës së Shqipërisë. E njëjta situatë edhe në kampionatin 2020-2021 ku sërish me e nisi me tri pikë, por nuk u kualifikua në Europë. E kundërta garanton suksesin.
Sa herë bardheblutë kanë marrë më shumë se tri pikë në tri javët e para, Tirana është kualifikuar në Europë. Kjo ka ndodhur në 2019-2020 kur dolën kampionë të Shqipërisë dhe e nisën me 7 pikë. Në sezonin 2021- 2022 e nisën me pesë pikë në tri javë, apo kur dolën nënkampionë. I vetmi sezon që ka dalë jashtë parashikimeve është i vjetmi ku Tirana e nisi me shtatë pikë në tri javë, por në fund nuk shkoi në “Final 4”, ndonëse mori pjesë në Europë për shkak të bonusit që i dha Skënderbeu.
PIKËT – Me llogari të përafërt, Tiranës i duhen 60 pikë që të shkojë e sigurt në “Final 4”. Kjo do të thotë që duhet të marrë rreth 1.7 pikë për takim që të flejë e qetë. “Final 4” është një objektiv që duhet të arrihet me doemos këtë sezon, paçka se ekipi ka ndryshuar i gjithi. Për të mos harruar që skuadra ka dy vite që nuk fiton një trofe. Edhe në derbi ka më shumë se 1 vit që nuk arrin të triumfojë. Objektiva që duhet të arrihen nga Shkëmbi dhe bardheblutë, të cilët këtë herë nuk kanë më asnjë alibi.OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co