Një debat i ashpër ka ndodhur mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe kreut të Nismës Thurje, Endrit Shabani, duke hedhur akuza të forta ndaj njëri-tjetrit.
Debati mes tyre në studion e emisionit “Open”, nisi me një sulm të Shabanit ndaj Bardhit, duke e akuzuar atë për lëvizje nga një parti në tjetër dhe duke i përmendur raportet e tij aktuale me Sali Berishën.
“Ti qarkullon nga partia në parti, ke shkuar me babin e Zenit tani. Op tani te prehri i Berishës,” tha Shabani.
Bardhi u përgjigj duke theksuar se qëllimi i tij është largimi i Kryeministrit Edi Rama.
“Unë kam qëllim largimin e Edi Ramës,” theksoi ai.
Më tej Shabani ngriti një akuzë më të rëndë, duke i përmendur një automjet të shtrenjtë që sipas tij Bardhi posedon, duke thënë se kishte një vlerë prej 200 mijë euro.
“Nëse është 200 mijë, do ta fal makinën”, iu përgjigj Bardhi.
Pjesë nga debati:
Shabani: Ti qarkullon nga partia në parti, ke shkuar me babin e Zenit tani. Op tani te prehri i Berishës
Bardhi: Unë kam qëllim largimin e Edi Ramës.
Shabani: 200 mijë euro e kishte atë Benzin.
Bardhi: Ashtu?! (Qesh)
Shabani: Pse qesh kot?
Bardhi: Po njerëzit më shohin me çfarë makine lëviz unë
Shabani: Do t’i bëj fotografi, e ke aty jashtë me gjithë shofer
Bardhi: Nëse është 200 mijë do ta fal
Shabani: Jo mua, jepja pensionistëve
Bardhi: Jo 200, po 20 mijë nëse është ta fal. Ta jap ty dhe ti fale
Shabani: Shpjegoje sa është
Bardhi: Po nuk të jap llogari ty. Kur të shpjegosh makinën që ke blerë me paratë e buxhetit të shtetit…
Shabani: Prapë shpifje, prapë shpifje
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co