Bota Sport

Stërvitje si Roki Balboa, Erling Haland pret dru në pyll: Më detyroi babai

stervitje si roki balboa erling haland pret dru ne pyll me detyroi babai



































Erling Haland po ndjek plotësisht stilin e Rokit në përgatitjet për sezonin e ri të Premier Ligës. Sulmuesi “vrasës” i Mançester Sitit ka pasur pushim gjatë gjithë verës për shkak të dështimit të Norvegjisë për t’u kualifikuar në “Euro 2024” në Gjermani. Haland, 23 vjeç, shijoi një pushim të merituar pasi ndihmoi Sitin për të fituar titullin e tyre të katërt radhazi kampion në Angli.

sdffdsdfssfdfdssfdsfd

Por koha e pushimit ka përfunduar për sulmuesin, i cili është duke u përgatitur për sezonin e ri. Dhe ai i është nënshtruar disa ushtrimeve të shkollës së vjetër nga babai i tij, ish-mbrojtësi i Sitit dhe Lidsit, Alf-Inge. Golashënuesi më i mirë i Premier Ligës në dy sezonet e fundit e ka shtuar forcën e tij duke ecur nëpër pyll dhe duke prerë dru, ashtu siç bëri Silvester Stalone në filmin “Rocky IV”. Haland zbuloi metodat e tij të stërvitjes në një video në profilet e tij dhe të Sitit “X” dhe “Instagram”.

KOMENTET – Në video thuhej: “Prerja e druve në male është gjëja më Erling Haland që kam dëgjuar”. Ish-sulmuesi i Borusias së Dortmund më pas tha: “Babai më detyroi, nuk kisha zgjidhje”. Tifozët e komentuan menjëherë videon, ndërsa njëri shkruante: “Haland është një racë tjetër”.

Një tjetër tha: “Baballarët e vërtetë i bëjnë djemtë e tyre të punojnë në pyje”. “…Babai i tij është një viking i vërtetë”. Të tjera komente shkruanin: “Sjellje normale vikinge. Asgjë e re”. Haland ka balancuar stërvitjen e forcës me qetësinë e meditimit, të cilën ai e ka bërë pranë lumenjve.

Mançester Siti shpreson se metodat e tij të pazakonta të stërvitjes do t’i garantojnë atij një tjetër nisje të fortë të sezonit të ri. Norvegjezi shënoi 38 gola në 45 paraqitje sezonin e kaluar, në të cilin ai dha edhe gjashtë asiste. Megjithatë, këto shifra ishin ende larg atyre që ai shënoi në sezonin e tij debutues në “Etihad Stadium”, në të cilin ai e gjeti rrjetën 52 herë dhe dha nëntë asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts