Bota

Stoltenberg: Propozimi i Putinit për armëpushim përmbush qëllimet e Rusisë! Nëse ne e pranojmë…

stoltenberg propozimi i putinit per armepushim permbush qellimet e rusise nese ne e pranojme

































Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se nëse do ta pranojnë propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për armëpushim me Ukrainën do të thotë se Moska do të përmbushë qëllimet e saj të luftës.

stoltenberg

“Ky është propozim që në fakt do të thotë se Rusia do të arrijë qëllimet e saj të luftës duke pritur që Ukraina të heqë dorë dukshëm nga më shumë tokë sesa Rusia ka mundur të pushtojë deri më tani. Pra, ky nuk është propozim paqeje”, ka thënë ai pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.

Shefi i NATO-s ka thënë vazhdimisht se aleanca nuk mund të vendosë për Ukrainën mbi kushtet e armëpushimit.

Presidenti rus Vladimir Putin, në një takim me diplomatë të lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse në Moskë, ka thënë se Rusia është e gatshme të fillojë negociatat me Ukrainën në çdo kohë, por me një kusht.

Sipas tij Rusia do të nisë bisedimet e paqes nëse Ukraina braktis ambiciet për anëtarësim në NATO dhe tërheq forcat nga katër rajone të Ukrainës që pretendohen nga Moska.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts