Stoltenberg: “Ukraina do të anëtarësohet në NATO, është vetëm çështje kohe”

stoltenberg ukraina do te anetaresohet ne nato eshte vetem ceshtje kohe
stoltenberg ukraina do te anetaresohet ne nato eshte vetem ceshtje kohe

Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më parë. Është vetëm çështje kohe para se vendi të bashkohet me aleancën, tha Sekretari i Përgjithshëm i ATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një fjalimi.

“Presidenti Putin e filloi këtë luftë sepse donte të mbyllte dyert për NATO-n dhe t’i hiqte të drejtën Ukrainës për të zgjedhur rrugën e saj. Por ai arriti pikërisht të kundërtën. Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më parë. Ukraina do t’i bashkohet NATO-s, nuk është çështje ‘nëse’, por çështje ‘kur’”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm shtoi se aleanca do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →