Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se kishte pasur një rritje të paprecedentë prej 11% në shpenzimet e mbrojtjes nga vendet e NATO-s gjatë vitit të kaluar nga Kanadaja dhe aleatët evropianë.
Deri në fund të vitit 2024, sekretari i përgjithshëm i aleancës pret që 18 aleatët e NATO-s të shpenzojnë 2% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen. “Ky do të ishte një tjetër numër rekord”, tha ai.
“Kjo shifër është gjashtë herë më e madhe se në vitin 2014 kur vetëm tre aleatë të NATO-s arritën objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes”, tha Stoltenberg.
Anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord që nga viti 2006 të shpenzojnë 2% të PBB-së së tyre për mbrojtje, por vetëm disa e kanë arritur këtë objektiv. Në vitin 2014, NATO rikonfirmoi angazhimin dhe për të ndaluar shkurtimet në buxhetet e mbrojtjes pas pushtimit rus të Krimesë në Ukrainë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co