Shqiperia

Strategjia e re Kundër Korrupsionit 2024-2030, sektorët me risk në fokus dhe shtrirje kapilare e edukimit antikorrupsion

strategjia e re kunder korrupsionit 2024 2030 sektoret me risk ne fokus dhe shtrirje kapilare e edukimit antikorrupsion
strategjia e re kunder korrupsionit 2024 2030 sektoret me risk ne fokus dhe shtrirje kapilare e edukimit antikorrupsion

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni prezantoi sot përpara 30 institucioneve shtetërore draftin për Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 duke çelur një seri Konsultimesh Publike që do të vijojnë me grupe të ndryshme interesi në ditët në vijim.

Qëllimi i Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030, është që përmes një qasje të trefishtë të bazuar në parandalim, ndëshkim, dhe ndërgjegjësim të adresojë sfidat kryesore të luftës kundër korrupsionit.
Kjo strategji ka në fokus të veçantë sektorët vulnerabël ndaj korrupsionit, përfshirë prona, shëndetësi, tatime, dogana, dhe arsim.
Synimi i Strategjisë është të ofrojë një kuadër të përmirësuar ndjeshëm të koordinimit të të gjithë institucioneve përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit.

Për herë të parë Strategjia shtrihet dhe zbatohet dhe ndaj institucioneve të qeverisjes vendore dhe ka në fokus gjithashtu promovimin e integritetit në sektorin privat. Krahas, vëmendjes së shtuar të edukimit me etikën dhe integritetin me të gjithë zyrtarët publik, kjo strategji synon rishikimin e të gjithë kurrikulës së arsimit parauniversitar me qëllim, edukimin me kulturën e integritetin që në moshë të hershme tek fëmijët dhe të rinjtë.

Të gjithë këto masa janë tërësisht të linjëzuar me Agjendën e Shqipërisë 2030, si dhe adresojnë të gjithë zotimet që burojnë nga procesi i negociatave me Bashkimin Evropian, për institucione më solide që krijojnë dita ditës rezistencë të shtuar ndaj cdo cënimi të integritetit.

Risitë e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030

Ministrja Pirdeni teksa renditi risitë që sjell Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 u shpreh se miratimi i kësaj Strategjie do të garantojë vijueshmërinë e ndërhyrjes me masa sistemike për një vend pa korrupsion dhe një shoqëri në të cilën vlerat si integriteti, transparenca dhe përgjegjësia udhëheqin veprimet e qytetarëve dhe performancën e institucioneve.

Fokus i përqëndruar tek pesë sektorët me risk të lartë korrupsioni

Në SNKK 2024-2030 janë evidentuar sektorët më të riskuar ndaj të cilëve do të kërkohet llogaridhënie më e madhe dhe transparencë e plotë në kryerjen e detyrave nga institucionet. Ato janë: Pronat, Tatimet dhe Doganat, Shëndetësia, Kontratat Publike (Prokurimet dhe Koncensionet) dhe Arsimi. Ministrja Pirdeni bëri me dije se gjatë vitit 2024 do të nisi një vlerësim dhe do adresohen gjithë risqet e korrupsionit në sektorin e Pronave dhe Prokurimit Publik.

Ministrja Pirdeni shtoi se në bazë të problemeve të identifikuara dhe sfidave të paraqitura, janë propozuara masat, mjetet dhe metodat e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit në vendin tonë.

Gjithashtu, ministrja Pirdeni falenderoi delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, të cilët kanë asistuar në procesin e hartimit të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 nëpërmjet projektit EU4GG Good Governance, si një partner i gjendur i Qeverisë Shqiptare për të çuar përpara agjendën Evropiane.

Diskutimet e hapura për Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 do të zhvillohen gjatë kësaj jave me përfaqësues të bizneseve dhe me dhomat e tregtisë, me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe akademikë si dhe do të ketë diskutime me përfaqësues të Vetëqeverisjes Vendore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts