“Kam nevojë për pushime në plazh”, sa shpesh e dëgjojmë këtë nga dikush që është lodhur nga puna apo nga detyrat e përditshme? Ju madje mund të jeni ai që e thoni atë dhe keni absolutisht të drejtë. Studimet kanë treguar se të qëndruarit pranë detit jo vetëm që na bën të ndihemi të relaksuar, por edhe të ndryshojmë kiminë e trupit tonë.
Më poshtë ju tregojmë për përfitimet nëse kaloni një ditë në plazh kështu që ju mund të vendosni një destinacion bregdetar si zgjedhjen tuaj të parë në listën e vendeve që doni të vizitoni këtë verë.
Deti ka qenë një “ilaç” për dhjetëra breza
Qeniet njerëzore kanë qenë në gjendje të kuptojnë efektet e shëndetshme të detit për dekada të tëra, vite më parë. Në shekullin e 18, mjekët si William Buchan nxisnin njerëzit që të lundronin në det, pasi mendohej se kjo kishte përfitime mjekësore. Spitalet e posaçme në det u ngritën plotësisht për kryerjen e këtyre praktikave. Dhe sot mund të themi se ata ishin në rrugën e duhur, pasi u zbulua se efekti që deti ka në qeniet njerëzore është i madh.
Deti na ndihmon të mbushim me oksigjen trupin tonë dhe të lehtësojmë mendjen
Një nga efektet pozitive u zbulua nga një ekip shkencëtarësh të cilët filluan të studiojnë lidhjen mes afërsisë me bregdetin dhe shëndetit të mirë. Shkencëtarët zbuluan se tingujt e detit stimulojnë një zonë të trurit të quajtur lëvore paraballore, e cila është zona përgjegjëse për emocionet tona dhe reflektimin personal, dhe kuptoi se tingujt e detit zgjerojnë dhe përmirësojnë vetëdijen dhe mirëqenien emocionale.
Valët e detit luajnë një rol edhe në mirëqenien tonë, megjithëse kjo mund të duket joreale. Sipas hulumtimit, kur jemi në plazh, trupi ynë thith jonet negative që janë lëshuar nga valët e detit. Kjo inkurajon trupin tonë për të thithur më shumë oksigjen dhe për të rregulluar nivelet tona të serotoninës, një substancë që kontrollon ankthin. Kjo rezulton më pas me një ndjesi paqeje që është e ngjashme me atë ndjesi që keni pasi bëni joga.
Tingujt e oqeanit ndihmojnë në reduktimin e stresit
Specialistët thonë se zhurma e detit zvogëlon nivelin e kortizolit, hormonit të stresit dhe transmeton qetësi. Ata madje kanë thënë se kjo zhurmë na kujton tingujt e rrahjeve të zemrës së nënave tona kur ishim në mitër, gjë që ka një ndikim emocional në lidhje me ndjesinë e mbrojtjes dhe sigurisë.
Pamja e detit na bën të ndihemi të sigurt
“Kur ne shohim në det, ose kur jemi pranë bregut, ne jemi në një mjedis të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm”, thotë neuroshkencëtari Michael Merzenich. Ai shpjegon se ne ndjehemi të sigurt kur jemi në vende ku s’ka kërcënime nga kafshët apo kriminelët e qytetit dhe sipërfaqja e detit që humbet në horizont në mënyrë të sheshtë dhe konstante transmeton në trurin tonë ndjenjat e stabilitetit dhe sigurisë.
Nëse shkoni në det në një ditë me diell, gjithashtu do të merrni një ndjesi që do t’ju rrisë lumturinë
Shkencëtarët konfirmojnë se duke parë detin ndodhin ndryshime në trurin tonë që na bëjnë më të lumtur. Një studim zbuloi se kur ka diell në plazh, nxehtësia ndikon në sistemin tonë endokrin, i cili është përgjegjës për lëshimin e endorfinës (të njëjtat kimikate që ju bëjnë të ndiheni të lumtur sa herë që shijoni çokollatën). Edhe pse, gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm: mos harroni të përdorni kremi dielli dhe të qëndroni të hidratuara.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co