Studiuesi Nika: Sulmet ndaj Ismail Kadaresë kanë qenë të ashpra nga shkrimtarë të fabrikuar

studiuesi nika sulmet ndaj ismail kadarese kane qene te ashpra nga shkrimtare te fabrikuar
studiuesi nika sulmet ndaj ismail kadarese kane qene te ashpra nga shkrimtare te fabrikuar

Shkrimtari dhe studiuesi Ermir Nika i ftuar në “Open” në News 24, tha se Ismail Kadare është sulmuar vazhdimisht dhe sipas tij, ka pasur edhe shkrimtarë të fabrikuar që e kanë sulmuar atë.

“E mendoj fort që nuk janë spontane sulmet ndaj Kadaresë dhe e tha vetë që ishin të njëjtët njerëz me emra të ndryshëm që bënin denoncime. Një pjesë e mirë e atyre që e kritikojnë nuk e njohin. Ka studime të mirëfillta siç është edhe botimi juaj, që do të jenë një peshë e rëndë që do ta shtypin këtë lloj shtrese. Të mos i vij keq askujt kur nesër të dalë një vëllim tjetër, Kadare i sulmuar. Sulmet kanë qenë të ashpra.

Janë fabrikuar edhe shkrimtarë vetëm për t’iu kundërvënë Ismail Kadaresë. Njëri nuk jeton më, urrente gjithë shkrimtarët e letërsisë shqipe. u fabrikua si një vlerë e madhe, financuar dhe botuar jashtë. Kemi autorë të tjerë që ikën nga Shqipëria, punuan në katedrat e Perëndimit dhe nuk krijuan dot lexues. Nuk e krijuar dot kthesën dhe vëmendjen. Ajo ndodhi në Shqipëri me emra të mëdhenj. Kadareja veprat më të mira i ka para vitit ’90”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →