Bota

Stuhi dhe reshje shiu në qarkun e Elbasanit, në Gramsh breshëri shkakton dëme në bujqësi

stuhi dhe reshje shiu ne qarkun e elbasanit ne gramsh bresheri shkakton deme ne bujqesi





































Moti i keq ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të marte një pjesë të madhe të Qarkut të Elbasanit.

shi-ne-elbasan-3

Një pjesë e madhe e qarkut të Elbasanit është përfshirë nga moti i keq. Reshjet e dendura të shiut kanë dominuar kryesisht në të gjitha fshatrat. Edhe në qytetet Elbasan, Librazhd, Cërrik e Gramsh kanë rënë reshje të dendura shiu në formë stuhie nga ora 18.30-20.00.

Ndërkohë në Gramsh ka patur stuhi të madhe reshjesh të shoqëruara me breshër, i cili ka shkaktuar dëme në kulturat bujqësore, vreshtari, dru frutorë e kopshtari.

Disa ditë më parë Qarku i Elbasanit u përfshi nga një stuhi e pazakontë me erëra të forta të cilat shkaktuan përmbytje, shkulje pemësh e dëmtime tendash.

Këtë mbrëmje pas orës 20.45 moti është qetësuar dhe pas stuhisë parashikohet të ketë përmirësim të kushteve atmosferike .

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts